Tsipras: çfarë duhet të themi për Edi Ramën atëherë, që është Perëndia?

Kryetari i opozitës greke, Aleksis Tsipras i ka thurur elozhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në një intervistë të dhënë për televizionin grek “Kontra Channel”, Tsipras “ngre në piedestal” kreun tonë të qeverisë për punën e bërë në menaxhimin e situatës dhe për numrin e ulët të viktimave në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Ai e quan atë Perëndi.

“Greqia është mirë sa i takon pandemisë, nëse krahasohet në rang botëror. Masat janë të mira, jemi shumë mirë si renditje, por nuk jeni qeveria më e mirë në botë. Nëse themi se jeni qeveria më e mirë në botë, çfarë duhet të themi për Edi Ramën atëherë, që është Perëndia? Shqipëria ka vetëm 25 viktima.”

Më herët, italianët e mburrën kryeministrin Rama, duke e quajtur lider global. Ky reagim erdhi pas ndihmës që Shqipëria dha për Italinë me 30 mjekë e infermierë.

Check Also

Meta nga samiti i Brdo-Brijunit: Kushtet e BE-së provë për funksionimin e institucioneve demokratike

Presidenti Ilir Meta ndodhet ditën e sotme në takimin e lartë të samitit të Brdo …

PD nxjerr tabelën: Në Berat 19 persona votuan 53 herë, nëse KAS do kërkonte prova të tjera masakra elektorale do shfaqej më e plotë

Partia Demokratike ka nxjerrë një tabelë sipas së cilës 19 persona në Berat kanë votuar …

Motra e ish-ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Caka, zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Motra e ish-ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Caka, zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *