Tërmeti, sot konferenca donatorëve, zbulohet numri pjesëmarrësve

Këtë të hënë në Bruksel do të mbahet Konferenca e Donatorëve ku vendet e BE por jo vetëm do të kontribuojnë në mbledhje e fondeve për të ndihmuar Shqipërinë për fazën e rindërtimit pas dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë 450 persona përfaqësues të vendeve anëtare nga BE, dhe organizata ndërkombëtare.

Konferenca do të nisë në ora 14:00. Konkluzionet e saj do të mësohen në ora 19:00 gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes presidentes së Komisionit Europian dhe kryeministrit Edi Rama.

Ishte Kryetarja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen e cila deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kroacisë mbajtëse të presidencës së radhës së BE-së, takimi i donatorëve për Shqipërinë lidhur me dëmet e mëdha që shkaktoi në vendin tonë tërmeti. Ajo u shpreh optimiste se Europa do të kontribuojë për Shqipërinë.

Edhe kryeministri Rama ka thënë se beson se nga kjo konferencë donacionesh Shqipëria do të marrë një dorë të mirë për fazën e rindërtimit. Kryeministri u shpreh se ndoshta nuk do të plotësohet e gjithë shuma e kostove që ka shkaktuar tërmeti por sado një ndihmë e vogël është e vlefshme.

3 ditë më parë, ministri i Jashtëm Stef Blok konfirmoi se Holanda do të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin. Po ashtu, gjatë konferencës për Ballkanin Perëndimor në Mynih, kryeministri Edi Rama tha se ka bërë shumë kontakte rreth Konferencës së Donatorëve ku u takua me homologët e tij të Kanadasë dhe Kuvajtit si dhe ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite.

Kujtojmë se vetë kryeministri Rama deklaroi se dëmet që la pas tërmeti përllogariten 980 milionë euro, teksa rindërtimi kërkon rreth 1.08 mld euro.

Check Also

Ilir Meta pagoi 700 mijë dollarë në një kompani offshore, për të lobuar për LSI-në

Pak ditë më parë gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një lajm për lobimin e Ilir …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *