Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare ku Arben Elezi dhe Adriatik Alimadhi, jane betuar pasi kane mare mandatin e deputetit nga KQZ. Mbeshtetes te opozites kane protestuar serish perpara parlamentit. /r/n/r/nAlbania's Prime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session where Arben Elezi and Adriatik Alimadhi, are sworn in after they have been mandated by the CEC.

Të ardhurat buxhetore shënojnë performancën më të keqe në gjashtë vjet

Të ardhurat e buxhetit të shtetit ngecën në nivelin 460 miliardë lekë gjatë vitit 2019 me një rritje minimale prej 2.4% dhe me një deficit në krahasim me planin fillestar të të ardhurave të qeverisë në masën 220 milionë euro. Sipas qeverisë, ekonomia shqiptare u rrit me rreth 3% gjatë vitit të kaluar në terma realë, gjë që sugjeron rritje më shumë se 4.5% në terma nominalë dhe kjo duhej të ishte reflektuar në rritjen e të ardhurave buxhetore, gjë që nuk ndodhi.

Ritmi i rritjes prej 2.4% është më i ulëti i shënuar që nga viti 2013 dhe duket se u shkaktua nga të ardhura më të pakta në zërin më të rëndësishëm, atë të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Në vitin 2013, të ardhurat ishin krahasimisht më të ulëta se sa më 2012, gjë që u pasua nga disa vite me rritje të njëpasnjëshme të furnizuar kryesisht nga rritja e taksave dhe tatimeve.

Të ardhurat nga TVSH ishin në vitin e kaluar më të ulëta se sa niveli i viteve 2018 e 2017, gjë që dukshëm vë në diskutim politikën e uljeve selektive të TVSH-së për sektorë të caktuar, si turizmi, gjë që dyshohet se ka krijuar kanale të konsiderueshme të evazionit fiskal. Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka quajtur këto politika të gabuara.

TVSH e rimbursuar gjatë vitit të kaluar ishte në masën 23 miliardë lekë, me një rritje dramatike prej afro 9 miliardë lekësh në krahasim me kuotën e vitit 2018. Të dhënat e shpenzimeve të buxhetit të shtetit sugjerojnë që shumica dërrmuese e këtyre rimbursimeve janë përfituar nga një numër i vogël kompanish.

Në mungesë të të ardhurave të pritshme, qeveria shkurtoi shpenzimet buxhetore, në të njëjtën masë me deficitin, ku pjesa më e madhe e reduktimit u furnizua nga mosrritja e pagave dhe pensioneve dhe mosrealizimi i investimeve publike.

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *