“Stop gallatave e këshillave me raki e limon, ndryshe do na shkundë”

Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja ka reaguar me anë të një statusi në Facebook pas konfirmimit zyrtar të dy raste me koronavirus në Shqipëri.

Belortaja shkruan se shteti dhe qytetarët duhet të marrin masa të forta dhe të mos bëjnë më qyfyre e gallata se ne jemi racë e fortë si shqiptarë, apo se pijet alkoolike si rakia dhe limoni e luftës këtë virus vdekjeprurës.

Belortaja duke publikuar hartën e shteteve të prekura ku Shqipëria një ditë më parë ishte te zona gri, shkruan se kjo pritej dhe nisur nga fakti se me Italinë vijonin kontaktet.

“ Asgjë e re s’ka ndodhur. Ato 2-3 ishujt e vegjël s’mund të qëndronin për shumë kohë gri. Me Italinë ne ishim thuajse “njësh” me avionat dhe tragetet e përditshme. Bashkimi me “hartën e kuqe” aty ishte, sot vetëm sa u zyrtarizua.

Kjo eeshtee keq sigurisht, por ka dhe një të mirë: uljen tonë me këmbë në tokë! Mbylljen e stacionit të ..Gallatës! Stopin e ..qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si ..“është si punë gripi, po ..një çikë me i fortë se gripi”! apo “jemi racë e fortë”; të këshillave qesharake si ….”hani limona e pini raki”! “është kot kjo e kot ajo…”, etj.

Ngjeshjes e gajasjes sonë të papërgjegjshme nëpër kafe, restorante, salla, stadiume dhe autobusa edhe ..për 1 stacion! Të gjithë duhet të shkundemi. Ndryshe doemos ..do të na shkundë!”, shkruan në Facebook ambasadori Belortaja, i cili ka ndjekur situatën tejet të vështirë në Kinë, zona ku shpërtheu virusi vdekjeprurës.

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *