Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke dale nga selia e Presidences, ku kane ndjekur ceremonine ne te cilen, Ilir Meta ka marre detyren e Presidentit te Republikes se Shqiperise. /r/n/r/nSali Berisha and DP leader Lulzim Basha, leave the Presidential Headquarters, after following the inauguration of Ilir Meta, as the new Albanian President. Ilir Meta, 47, a former speaker of parliament and prime minister is Albania's seventh President since the country toppled communism in 1990.

Statuti i PD-së dhe dy rrugët ligjore që mund të ndjekë Berisha brenda partisë

Prej minutës kur Lulzim Basha tha se Sali Berisha nuk përfaqëson PD-në në Kuvend, ish-kryeministri dhe lideri historik i së djathtës është shprehur se kjo lëvizje është “nul”.

“Do marr çdo nismë ligjore statutore brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton…”, përsëriti Berisha qëndrimin e të enjtes mbrëma, por pa përmendur se çfarë.

Për të kuptuar “nismën statutore” të Berishës, Gazeta “Si” ka bërë një interpretim se çfarë mund t’i lejojë Berishës statuti i partisë.

Dhe rezulton se ka dy rrugë;

1) Berisha të kontestojë vendimin për përjashtimin nga grupi (por jo Kuvendi)  në rrugë zyrtare;

2) të ndërmarrë një nisme për shkarkimin e kryetarit.

Të dyja variantet gjejnë një farë zgjidhje në statutin e partisë.

Në rastin e parë, nëse Berisha do të kontestojë vendimin e Bashës atëherë ai duhet t’i drejtohet nenit 54 të statutit që bën fjalë për komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës që aktualisht drejtohet nga Flutura Açka.

Në pikën dy të këtij neni thuhet, “komisioni shqyrton ankesat nga anëtarët e PDSH-së kundër masave disiplinore të marra ndaj tyre nga secili organ i partisë…”

A kishte të drejtë statutore Lulzim Basha ta ndërmerrte një veprim të tillë?

Në pikën 5 të nenit 27 të Statutit të ndryshuar thuhet se, “në raste urgjente, dhe veçanërisht në fushata elektorale, kryetari i Partisë mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore”.

Po në këtë nen thuhet gjithashtu se sanksioni i ndërmarrë i paraqitet për miratim kryesisë së partisë në afatin më të shkurtër të mundshëm, gjë që Basha nuk e ka bërë.

Megjithatë, Komisioni i Apelimit në anën tjetër nuk ka të drejtë të marrë ndonjë vendim të rëndësishëm.

Ai mund të shprehet për mospërputhjet e vendimeve të marra nga organet qendrore, kryesitë apo anëtarët, me Statutin e Partisë, dhe ka të drejtë të japë vetëm vlerësim mbi interpretimin përfundimtar të dispozitave të Statutit.

Rruga e dytë ajo e shkarkimit është një tjetër mision i vështirë për Berishën, nisur nga përbërja e re e Këshillit Kombëtar të zgjedhur nga Kuvendi i fundit, ku u miratuan me ngritje dore të gjitha vendimet e Lulzim Bashës.

Neni 43 i statutit flet për kompetencat e Kuvendit Kombëtar.

Në një nga pikat e saj thuhet se Kuvendi Kombëtar ka kompetencë shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Këshilli Kombëtar, si rregull, mblidhet jo më pak se një herë në vit.

Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e thërret Kryetari i Partisë ose Kryesia e Partisë.

Këshilli Kombëtar mund të mblidhet edhe nëse e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të tij. Në këtë rast, Kryetari thërret mbledhjen jo më vonë se dy javë nga data e depozitimit të kërkesës.

Aktualisht, Këshilli i ri Kombëtar i PD-së përbëhet nga 487 anëtarë.

Check Also

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *