Gruaja e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez rezultoi pozitive ndaj koronavirusit të ri.
Zyrtarët thanë se testi i Begona Gomez ishte pozitiv, por shëndeti i kryeministrit dhe gruas së tij është i qëndrueshëm.
Më 13 mars, Spanja shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të numrit të lartë të rasteve me Covid-19.
Ndërkohë në Spanjë janë regjistruar 297 viktima nga Covid-19 ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 8,744.
Spanja është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi pas Italisë.