SPAK do të rihapë dosjen “Tropoja”?

Në tre dokumentarë me radhë emisioni “Top Story” nxori në pah seritë e vrasjeve në Tropojë, duke identifikuar emra, dëshmi dhe padyshim shumë të implikuar që janë brenda apo jashtë vendit.

Sipas burimeve policore të kohës, por edhe tani, kanë munguar provat dhe deshmi për të hetuar çdo krim në Tropojë.

Në legjislacionin shqiptar është parashikuar që hetimet rihapen në çdo rast kur ka elementë, dëshmi, prova, apo qoftë edhe indicie të tjera.

Në rastin e vrasjeve në Tropojë dëshmitë janë të shumta, por edhe indiciet gjithashtu.

Zylfie Haklaj është njëra prej tyre, që madje, është gati të dëshmojë për drejtësinë, por, pa lënë jashtë hetimi apo ballafaqimi, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Dëshmitar është edhe i akuzuari Sali Berisha i rënë nga pushteti dhe i dalë nga politika, ka jo vetëm në memorie por dhe në dosjet e krimit me emrin “Sali”, bilancin gjakësor të shumë jetëve të humbura në Tropojë, me pikënisje egon për pushtet absolut e sundim mbi të gjithë.

Ndërkohë, burime të rezervuara të Prokurorisë Speciale SPAK thanë për Gazetën Shqip se asnjë dosje nuk do mbetet pa kaluar në rihetime, nëse ka prova, apo elementë shtesë. Por, këmbënguljes për të pohuar, nëse do të jetë apo jo edhe “Dosja e Tropojës” në këtë proces, prokurorë të SPAK thanë shprehimisht: “Të gjitha, edhe Tropoja…”!

Check Also

Arrestimet në Flotën Detare, përgjimet zbulojnë skandalin: 5 ushtarakët veshën me jelekë trafikantët e klandestinëve

Efektivë të Ushtrisë Shqiptare, kanë pajisur me jelekë shpëtimi trafikantët që tentuan të transportojnë në …

Të investosh në borxhin e qeverisë; Individët blenë 22 milionë euro në obligacione për tremujorin

Individët rritën sërish investimet në obligacionet e qeverisë shqiptare në tremujorin e parë të këtij …

Brataj: Lajme të mira nga Italia, tek të moshuarit e vaksinuar, shtrimet kanë rënë me 91%

Shefi i Urgjencës Skënder Brataj përmes rrjeteve sociale ka komentuar në mënyrë entuziaste gjetjet e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *