Sot, 21 raste të reja me Covid 19, mes tyre 2 fëmijë dhe një mjek

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën për shkak të koronavirusit në vend.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 raste të reja, duke e çuar në 467 numrin e të infektuarve. Deri më tani 23 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Shqipëri.

Njoftimi i Ministrisë

Në 24 orëshin që lamë pas ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Dje janë testuar 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë. Deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar.

7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: – Tiranë 221 raste – Durrës 42 raste – Lushnje 6 raste – Elbasan 15 raste – Fier 32 raste – Kavajë 8 raste – Rrogozhinë 4 raste – Korçë 17 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 70 raste – Lezhë 14 raste – Berat 2 rast – Has 13 raste – Krujë 6 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 5 raste – Mirditë 3 raste Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Zgjerimi i fashës orare të lëvizjes është një lehtësim që kërkon përgjegjësi nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit, ruajtjen e higjienës personale. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhen të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *