S’ka rritje pensionesh për 2022, Ibrahimaj: Do japim bonus në fund të vitit

Qeveria premton rritje pagash për policë, mësues, mjekë, infermierë dhe dyfishim të ndihmës sociale, por nuk do të rrisë pensionet për vitin e ardhshëm.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se ajo që do të bëhet do të jetë indeksim i inflacionit, që në vitet e kaluara, për shkak të nivelit të ulët të inflacionit ka qenë në shumat 2-4 mijë lek të vjetra.

“Ne bëjmë indeksimin e pensioneve sipas inflacionit për të mbrojtur të gjithë shtresat e pensionistëve nga rritja e çmimeve dhe do të jetë edhe bonusi i përvitshëm që do të jetë si linjë më vete”, tha ajo.

Sipas ministres, buxheti nuk parashikon rritje taksash.

“Buxheti nuk parashikon rritje të taksave, por rritje natyrale të tyre duke shfrytëzuar mirëadministrimin fiskal dhe duke shfrytëzuar teknologjinë dhe sistemet ku kemi investuar këto vite”, u shpreh Ibrahimaj.

 

Check Also

“Korrupsioni është kancer”, paralajmëron Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka paralajmëruar hapa shtesë nga SHBA për të luftuar …

Gruaja e ish-deputetit që u ekzekutua nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Dyshimet se vrasja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka mund të ketë ndodhur për shkak të …

Negociatat, pse nuk ndodhin para prillit 2022

Nën shqetësimet e përhapjes së pandemisë, vendet e Bashkimit Europian po diskutojnë pak, ose aspak …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *