Situatë e rëndë në TCH, zbulohet mesazhi i Ben Blushit për stafin

Një mesazh i brendshëm i Ben Blushit drejtor i televizionit TCH, ish-deputet i PS ka rrjedhur sot në media.

Ai u është dërguar drejtuesve të programeve kryesore në këtë kanal.

Blushi ka njoftuar ndërprerjen e njëpjese të madhe të rrogave të stafit duke nxjerrë si shkas situatën e krijuar nga koronavirusi.

Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh tek gazetarët e kanalit në fjalë, kameramanët dhe punonjësit e tjetë mbështetës.

Mesazhi pjesë nga i cili janë botuar sot nga DITA dëshmon situatën e vështirë financiare në një nga mediat kryesore në vend.

Por edhe ngre pikëpyetje se si do reagojnë autoritetet përballë këtij efekti anësor të situatës së krijuar nga Covid 19: shfrytëzimin e situatës së kufizimeve për të ndërprerë pagesat e domosdoshme jetike për të punësuarit.

“Sic besoj jeni njohur masa e prezantuar dje per operatoret televizive na detyron te kufizojme ose mbyllim perkohesisht te gjitha programet me me shume se 2 veta ne studio. Ky kufizim i pritshem ndoshta megjithese deri diku absurd ne rastin tone,nenkupton qe te pakten keto emisione te pushojne prodhimin duke nisur nga e hena…” shkruhet në mesazhin e drejtuesit dhe më pas renditen thuajse gjithë emisionet e ketij kanali që do preken si Dilema, E Diell, Dua, Top Show, Portokalli, Take me Out, Procesi Sportiv….

“Pa permendur ketu veshtiresine deri ne pamundesi qe programe si Gjurme shqiptare, Exluzive,Top Story dhe Fshtrat do kene per tu realizuar normalisht” – shkruan më tej dhe pas kësaj shkruhet ajo që ka befasuar dhe shqetësuar shumë gazetarët dhe punonjësit e kanalit:

“Kini parasysh se kompania prej nje jave nuk po shet sepse klientet nuk reklamojne pothuajse asgje ne kushte karantine. Pra duhet t’ju them te gjitheve te pergatisni stafet sepse ne javet qe do vijne deri ne lehtesim te gjendjes se jashtezakonshme kompania do detyrohet te rishikoje politiken e pagave deri ne anullim te nje numri prej tyre. Natyrisht kjo do ishte nje mase ekstreme por nuk varet absolutisht nga vullneti yne”.

Mesazhi mbyllet me fjalët “Me shume trishtim, B.”

Check Also

Atentati ndaj 42-vjeçarit në Lezhë policia pyet disa dëshmitarë

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona në lidhje me atentatin e të martës në …

Venecia kritikon socialistët për ndryshimet e njëanshme në kushtetutë

Komisioni i Venecias shprehu keqardhje për procedurën e ndjekur nga Partia Socialiste dhe mbështetësit e …

Mirel Mërtiri, padi kundër BIRN Albania për dëm ‘moral dhe ekzistencial’

Me pretendimin se raportimi për lidhjet e tij me koncesionet e trajtimit të mbetjeve urbane …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *