Si organizohej skema nga vëllai i të dashurës së Henri Çilit (Foto)

Policia arrestoi mëngjesin e sotëm pronarin e UET, Henri Çilin. Sipas njoftimit zyrtar, 45-vjeçari Henri Çili është i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Mësohet se agjentët, gjatë përgjimeve ranë në kontakt me një bisedë midis Gazmir Ajdinajt, i cili është vëllai i bashkëjetueses së Henri Çilit dhe Adil Alikos.

Ky i fundit është babai i Arbion dhe Alban Alikos, të dënuar respektivisht me burgim të përjetshëm dhe 18 vite burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha gjatë operacionit kundër kultivimit të drogës në Lazarat.

Nga përgjimet është konstatuar se Henri Çili i kërkon zyrtarit të lartë që të zgjidhë çështjen e vëllezërve Aliko dhe Yzeirajt sa më parë dhe ai i siguron se ata (Alikot) do të jenë në 50 dosjet e para që do të shqyrtohen.

Disa ditë më vonë arrestohet pikërisht Gazmir Ajdinaj, teksa policia i kapi dy kallëpe tritol në makinë.

Arrestimi erdhi pasi prokuroria ka përgjuar një telefonatë mes Arbion Alikos nga burgu i Burrelit dhe Gazmir Ajdinajt për një sasi tritoli.

Në 23 shkurt 2020, Ajdinaj shkon në Gjirokastër dhe mori disa sende nga Adil dhe Amarildo Aliko. Policia ndaloi makinën e tij në Tepelenë duke i gjetur aty dy kallëpe tritol si edhe fitil zjarrpërcjellës. Operacioni i djeshëm është faza e dytë arrestimeve të bëra ndaj grupit ku bënte pjesë edhe Ajdinaj.

Check Also

19 të vdekur, 986 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 19 të vdekur si …

Po nëse në fletën e votimit vendosim opsionin ‘asnjë nga partitë’

Nga Irena Beqiraj Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, siç edhe pritej, po shoqërohet …

Vrasja e Kastratit, policia kontrolle në shtëpinë e Vis Martinit, mban sekret arrestimin e tij

Operacioni i befasishëm i forcave speciale RENEA dhe FNSH në zonën e Kurbinit, ku dyshohej …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *