Shkodra “bomba me sahat”, zbulohen edhe 5 raste të reja me Covid-19

Shkodra duket se po përballet me një shpejtësi të frikshme të përhapjes së koronavirusit, ku në ditët e fundit, familje të tëra kanë rezultuar pozitive me raste.

Burime bëjnë me dije se së fundi janë zbuluar dhe 5 persona të tjerë të prekur me Covid 19, 4 anëtarë të të njëjtës familje në lagjen Kiras, dhe 1 anëtar në familjen e Dobraçit, që ka pasur dhe me herët raste të konfirmuara.

Në këtë mënyrë numri i personave të prekur në Shkodër shkon në 37, ndërkohë që mbrëmë u shënua dhe viktima e parë.

Mbrëmë vdiq në spitalin e Shkodrës një grua 80-vjeçare, pa mundur dot që të transportohet në spitalin Infektiv, pasi ishte në gjendje shumë të rëndë.

Ajo u konfirmua pozitive së bashku me të motrën e saj, vetëm gjatë pasdites së djeshme.

Të gjitha këto raste pritet që të përditësohen dhe në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, që bëhen publike çdo ditë rreth orës 11:00.

Check Also

Shpërndarja e mandateve të deputetëve, Tirana i merr dy Dibrës dhe Gjirokastrës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur projektvendimin për shpërndarjen e mandateve në 12 qarqet e …

Përfundon faza e tretë e BKH-së

35 kandidatë dorëzojnë formularin e pasurisë Përfundon procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për …

Policët e policëve, pr/ligji shkrin SHÇBA, krijohet super-agjencia në dorë të Ministrit të Brendshëm

Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim publik projektligjin për krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *