Është regjistruar viktima e parë nga koronavirusi në vendin tonë.
Ajo është 73-vjeçarja nga qyteti i Durrësit, e cila ishte identifikuar si e prekur, por me vonesë.
73-vjeçarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese mes të cilave insuficiencë kardiake kronike.
E moshuara ishte kthyer nga Italia dhe fillimisht nuk u kishte treguar mjekëve që kishte qenë në Itali.
Në mungesë të një diagnoze, mjekët i bënë testin e Covid-19 dhe ajo rezultoi pozitive.