Sëmundja nuk ka filluar, këtu po shpallen heronjtë

Shqipëria ndodhet në prag epidemie, pra ende jo në epidemi. Deri më tani ka vetëm 33 raste të konfirmuar se janë prekur nga CoVid19 dhe janë kryer disa qindra teste. Vendi është në karantinë, ndonëse me vonesë, por po aplikon kufizimin masiv të lëvizjeve dhe kontakteve me shpresën se virusi do të kontrollohet.

Jemi pra në fazën e ngjitjes së sëmundjes, kur askush nuk është vënë akoma në provë. Megjithatë në media dhe nga politika po shpallen heronjtë. Heronjë janë ata që punojnë tek Infektivi, heronj stafi spitalor në Durrës, heronj shërbimet e urgjencës, heronjë pas pak ditësh do të jenë policia dhe ushtria. Po sigurisht që kryeheroi do të jetë kryeministri që vjen edhe kur nuk e ftojnë. Pra pa bërë asgjë, pa u përballur me atë sfidën e vërtetë që vjen kur numërohen të vdekurit dhe kur paniku ka vendosur kontrollin – dhe urojmë të mos vijë kurrë – këtu shpallen heronj.

Si ta shpjegosh këtë mani? Të gjithë po bëjnë detyrën e tyre, po aq keq sa më parë. Nuk zbaton kush rregullat në mënyrë strike, vetë stafet janë të painformuar mirë, shërbimi policor sa vjen e do ulë vigjilencën dhe seriozitetin. Duket që në ditën e dytë. Kështu që heronjtë janë ata që vetëshpallen. Nuk është heroizëm të bësh punën, të mos i ngatërrojmë gjërat kaq lehtë. Nuk ka heronjë këtu, për nja një 100 vjet jo njëherë. Dekorata po, janë në shkallë industriale. E dimë që për të festuar nuk ja themi si shoqëri sepse përfshihemi në garën se kush është më i miri, më vip, të mos ia shpifim njëri-tjetrit edhe në situata si kjo.

Check Also

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Putin dhe Vuçiç pakt për gazin, Kurti i çon “selam” BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Vuçiçit dhe Putinit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *