“Ruani distancën prej 1 metër, kufizoni lëvizjet”, Manastirliu publikon 8 rregullat e reja për koronavirusin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e reja që të mos përhapet më shumë koronavirusi.

Ajo bën thirrje që shqiptarët të kufizojnë lëvizjet dhe të ruajnë distancën prej 1 metër.

“Bashkëpunimi me qytetarët është shumë i rëndësishēm për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri.  Respektoni rregullat e reja.Ju lutem kufizoni lëvizjet për parandalimin e përhapjes së #COVID-19“, shprehet ajo në një postim në Facebook.

Tetë rregullat e reja të publikuara:

-Ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, koncerte, tubime dhe dëgjesa publike deri me datë 3 Prill.

-Mbyllen diskot, lokale nate, ambiente për argëtim, si qendra sociale, palestra, pishina deri më 3 Prill.

-Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 1 metër qytetarët nga njëri-tjetri.

-Pezullohen të gjitha proceduart për konkurset për procedurat për punësim.

-Mbyllen çerdhet dhe institucionet arsimore deri më 23 Mars.

-Ndalohet grumbullimi i pacientëve, shoqëruesve dhe familjarëve në qendra shëndetësore/ spitale ku bëhen vizita ambulatore.

-Kufizohet lëvizja e udhëtarëve me mjetet e transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas për periudhën deri në 3 prill 2020.

-Ndalohen lëvizjet e udhëtarëve me mjetet e transportit ajror dhe detar drejt Italisë.

Check Also

Gazetari publikon audion: Artan Lame instrukton punonjësit të mashtrojnë 100 mijë qytetarë për legalizimet: S’do ju bëhet po mbajini varur se votojnë palën tjetër

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, është shfaqur në një material audio duke këshilluar punonjësit e …

Mediat greke: Truku i Ramës me karantinën 14-ditore, po dekurajon shqiptarët të udhëtojnë për votimet

Ndërsa raportojnë lajmin për karantinën 14-ditore të vendosur ditën e djeshme nga Komiteti Teknik i …

Gjashtë të vdekur dhe 148 raste të reja me Covid

6 qytetarë nuk mundën ta fitonin betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *