Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor të Reformës në Drejtësi.

Për Fatmir Xhafajn, reforma në drejtësi nuk ishte produkt i një dite, i një muaji apo viti. Në një intervistë për TVSH, Fatmir Xhafaj, që 5 vjet më parë drejtoi komisionin e reformës në drejtësi, thotë se projekti i sotëm e ka garantuar pavarësinë kushtetuese dhe ligjore të pushtetit gjyqësor.

“Unë e kam thënë dhe e riktheksoj që në atë kohë kishte njerëz, që nuk dëshironin të zhvillohej reforma dhe për më tepër kur e panë atë të formësuar se ku shkonte ajo, ishin të pamundur për ta ndaluar… Kundërshtarë, njerëz që nuk e dëshironin kishte edhe që në atë moment, por e kishin të pamundur për shkak të presionit të madh të opinionit publik, të opinionit shoqëror dhe padyshim për shkak të presionit të jashtëzakonshëm ndërkombëtar…”, rrëfen Xhafaj.

Ai kujton se të gjithë ishin dëshmitarë të atij presioni të jashtëzakonshëm për të garantuar 140 vota për të kaluar reformën. Por pak kush mund ta dijë, atë që Xhafaj renditi më pas në intervistë, se vetëm 24 orë para miratimit në Kuvend të reformës diskutohej jo të kalonte projekti kushtetues, por të binte qeveria.

“Jemi të gjithë dëshmitarë të atij momenti, të atij presioni të jashtëzakonshëm për të garantuar 140 vota ku 24 orë përpara diskutohej jo të kalonte projekti kushtetues por të binte qeveria për shkak të mosdakortësisë së palëve, 24 orë më pas kishim 140 kartonë dhe 140 njerëz që duartrokitën, kjo është historia, ky është realiteti…”.

Sot, në këndvështrimin e tij, nuk ka rëndësi ku janë dhe kush, por projekti i miratuar “Një pjesë e shihnin si rrezik për shkak të mëkateve dhe koha po e provon këtë… I gjithë ky proces është implementuar pikërisht në këtë realitet, nuk është implementuar në inkubator, por përmes vështirësish të panumërta dhe ia kemi dalë në fund. Sepse çfarë kemi sot? Kemi një pushtet që vetërregullohet”.

Check Also

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *