Mbeshtetes te PS, ne Vlore gjate mitingut permbylles te fushates per zgjedhjet e 30 Qershorit. Ne keto zgjedhje vendore, Partia Socialiste garon e vetme pas terheqjes se opozites./r/n/r/nSP suporters, in Vlora during the closing rally of the campaign for the June 30 elections. In these local elections, the Socialist Party competes alone, after the opposition's withdrawal.

Raporti i Freedom House: Demokracia në Shqipëri shënon rënie

Raporti i Freedom House për Lirinë në Botë 2020 e ka vlerësuar Shqipërinë me një total prej 67 pikësh nga 100 të mundshme, duke e cilësuar atë si një vend pjesërisht të lirë.

Shqipëria shënoi rënie me një pikë krahasuar me raportin e një viti më parë në kategorinë e të drejtave politike, ku vlerësohet procesi zgjedhor, pluralizmi politik dhe pjesëmarrja si dhe funksionimi i qeverisë.

Në këtë kategori, Shqipëria mori 27 pikë nga 100 në total.

Përsa i takon kategorisë së lirive civile, ku vlerësohen liria e shprehjes dhe e besimit, të drejtat e pjesëmarrjes dhe organizmit, zbatimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut, Shqipëria u vlerësua me 40 pikë nga 100 të mundshme, duke qëndruar në vendnumëro nga viti i kaluar.

Nga vendet e rajonit, vetëm Kroacia ka marrë statusin e vendit të lirë dhe është vlerësuar me 85 pikë. Ndërsa vendet e tjera fqinje të rajonit janë cilësuar si vende pjesërisht të lira nga raporti.

Kosova u vlerësua me 56 pikë, Maqedonia e Veriut me 63 pikë, Serbia me 66 pikë dhe Mali i Zi me 62 pikë, Bosnja dhe Hercegovina me 53 pikë nga 100 të mundshme.

Raporti vlerësoi me pikët maksimale Finlandën, Norvegjinë dhe Suedinë, duke i cilësuar këto si vendet me lirinë më të madhe në Europë.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Sirinë, e cila është vlerësuar me 0 pikë nga 100 të mundshme, duke u renditur kështu e fundit në këtë raport dhe duke u cilësuar si një vend aspak i lirë.

“Liria në Botë” është një raport vjetor global mbi të drejtat politike dhe liritë civile, i përbërë nga vlerësime numerike dhe tekste përshkruese për secilin vend dhe një grup të zgjedhur territoresh. Edicioni i vitit 2020 përfshin zhvillimet në 195 vende nga 1 janari 2019 deri më 31 dhjetor 2019.

Nga 195 vendet e vlerësuara, 83 prej tyre (43 për qind) u vlerësuan të lirë, 63 prej tyre (32 për qind) ishin pjesërisht të lirë dhe 49 (25 për qind) nuk ishin të lirë. Përqindja e vendeve të lira ka rënë me 3 pikë gjatë dekadës së fundit, duke ngritur shqetësime për rënien e demokracisë në përgjithësi.

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *