Rama ua preu shpresën, por fasonët ende shpresojnë te qeveria

Megjithëse kryeministri Edi Rama e tha qartë një ditë më parë se nuk do të ketë paketa mbështetëse për fasonët dhe sektorin e turizmit sepse rimëkëmbja e ekonomisë do të përqendrohet te Rindërtimi, fasonët thonë se kanë gati projektet për financim nga qeveria, të kërkuara nga Ministria e Sipërmarrjes.

“Ne nuk kemi përfaqësues në qeveri apo ndonjë drejtori në ndonjë ministri, kështu që jemi të detyruar të hartojmë vetë projektpropozimet. Në biseda me Ministrin Shalsi, ai na ka kërkuar të prezantojmë projektet për financim që të dalim nga ky tunel që na ka futur kriza e shkaktuar nga pandemia. Ne kemi diskutuar për tre linja: diversifikim produkti, teknologji dhe produktet “Made in Albania” dhe kemi marrë garancinë e ministrit Eduart Shalsi për realizimin  e tyre”- thotë Florian Zekja nga Pro Export Albania.

Ai sqaron për gazetën “Si” se fatura financiare nuk është ende gati. Shoqata ka iniciuar një anketim në 1/5 e bizneseve fason për të kuptuar realitetin e nevojave të sipërmarrjejeve që të përllogarisë se çfarë mbështetje konkrete do t’iu duhet nga qeveria.

“Kjo do të jetë gati shumë shpejt”- bën me dije Zekja, i cili shqetësohet se asnjë krahë politik nuk po ofron një platformë zgjidhjeje konkrete për sektorin.

“Ne e kemi thënë dhe i mëshojmë faktit se në gjendjen e pashpresë në të cilën ndodhemi kemi nevojë për zgjidhje konkrete siç po veprojnë vendet e rajonit. Kosova sapo e ka deklaruar paketën e re të rimëkëmbjes. Ne jemi të dëshpëruar se edhe pas 25 prillit nuk mund të shpresojmë se do të ketë një ndryshim të situatës. Ne duam një platformë konkrete zgjidhjeje dhe jemi të qartë që kush do të na ofrojë rimëkëmbje reali të sektorit, ne do ta mbështesim hapur. Por vërejmë se asnjë nuk e vë ujin në zjarr për ne; as qeveria dhe as opozita. Prandaj jemi të pashpresë”- thotë Zekja. Një ditë më parë kryeministri Rama e tha hapur se Rindërtimi prevalon ndaj pandemisë dhe nuk ka më paketa mbështetëse për efektete që ka shkaktuar pandemia e cila nuk ka përfunduar ende dhe po krijon plagë të reja si tek famijet, ashtu edhe tek bizneset.

Check Also

Zyrtarizojnë koalicionin. Kurti për Kryeministër, Osmani Presidente

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani njoftuan arritjen e marrëveshjes së koalicionit, jo vetëm parazgjedhor. Kreu …

Loja e madhe e Erdoganit: Intrigat në Shqipëri e Ballkan

Nga Financial Times Ka kaluar një vit që kur shtetasi turk Harun Çelik u dërgua …

Studimi i ri / Nëse e keni kaluar Covid-19 mund të keni antitrupa për 5 muaj

Shumica e njerëzve që kanë pasur Covid-19 janë të mbrojtur nga riinfektimi për të paktën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *