Rama takohet me Blinken, nënshkruhet marrëveshja për teknologjinë 5G, Sekretari Amerikan: Partneriteti po bëhet më i fortë

Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e së dielës me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Bruksel. Ky takim u mbyll me nënshkrimin e marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë.

Ndërkohë, pas nënshkrimit të marrëveshjes, Blinken u shpreh se partneriteti mes dy vendeve po bëhet më i fortë.

“Faleminderit për punën që kemi bërë së bashku. Po vendosim një shembull të fortë për të tjerët sot për nevojën për të siguruar që kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë të punojmë me shitës të besuar. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe mesazhi më i fortë për t’i dërguar të tjerëve. Jemi mirënjohës për punën e përbashkët që ka bërë Shqipëria dhe SHBA, përfshirë këtu edhe “Defender 21”. Presim me padurim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Sigurimit në OKB. Kemi shumë punë të mira për të bërë edhe atje. Në të gjitha aspektet ky partneritet po bëhet më i fortë dhe më i thellë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë”, u shpreh Blinken.

“U kemi kërkuar edhe të tjerëve që të bëhen pjesë dhe të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi dhe për ta vënë këtë korridor në duart e qytetarëve dhe institucioneve dhe të mos lejojmë që të komprometohen nga aktorë të tretë dashakeq. Është krenari për Shqipërinë të jetë krah jush. Shpresoj që së bashku të bindim edhe miqtë e tjerë në rajon të bëhen pjesë e kësaj. Jemi mirënjohës që ju kemi si partner dhe aleat”, u shpreh Rama.

Check Also

Los Anxhelos rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë, tek të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të …

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor …

Dionis Biba, personazh i njohur i rrjeteve sociale, u kap brenda shtëpisë së barit, dënohet me 15 muaj në Angli

Dionis Biba është një personazh i njohur i rrjeteve sociale pasi përmes videove në Instagram …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *