Sot, presidenti francez, Emmanuele Macron, u shpreh duke thënë se nëse rezultatet e raportit të Komisionit Evropian, që do të publikohen në mars për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, janë pozitive, atëherë ai do të mbështesë nisjen e bisedimeve për anëtarësim në bllok për Tiranën dhe Shkupin.
Por, pavarësisht kësaj, Rama nuk ka humbur rastin të thumbojë Parisin nga Mynih në konferencën e Sigurisë. Në mes të lidërve botëror, Rama kujtoi incidentin që ndodhi ndeshjen me Shqipërinë dhe Francën, ku në momentin e himnit të Shqipërisë, u vendos ai i Andorrës dhe më pas ju kërkua falje Armenisë dhe jo Shqipërisë:
“Ndërkohë që po dëgjoja gabimet që po bëje po mendoja se ka gabime më të mëdha kur Shqipëria luajti në Paris futboll i vunë himnin e Andorës. Të gjithë u çuditën dhe pastaj francezët e kuptuan që kishin bërë gabim dhe pastaj i kërkuan ndjesë Armenisë që i kishin vënë himnin gabim. Kështu që faleminderit, por ka edhe më keq. Unë isha 11 vjeç kur u krijua OSBE-ja ku Shqipëria jo vetëm ishte i vetmi vend që nuk mori pjesë, por ishte vendi që e denoncoi krijimin e OSBE-së si një përshkallëzim të degjenerimit të botës së perëndimit dhe të lindjes. Ajo çfarë është mbresëlënëse është që vetë parimi themelues i OSBE-së është sovranitet, integritet territorial, të drejtat e njeriut dhe këto parime sot po diskutohen më tepër sesa ishin aso kohe dhe kjo është një sfidë e madhe.”