Rama mesazh shqiptarëve: Jemi në luftë, nuk jeni në shtëpi se dua unë

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një apel ndaj shqiptarëve pas mesazheve të shumta që kanë mbërritur në adresë të tij mbi masat e marra dhe për kërkesën e vetizolimit. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shprehet se shumë prej pyetjeve bëhen si shqiptarët po vuajnë nga dora e robit dhe jo nga dora Zotit.

“A do ta kuptoni edhe ju, siç e ka kuptuar shumica, se kjo është luftë e vërtetë dhe pyetja është: Po t’i shihnit avionët që ju bombardojnë mbi kokë dhe plagët që hapin, a do t’i bënit ato lloj pyetjesh? Presidenti i francës mbrëmë i tha pesë herë popullit të tij: Jemi në luftë! Ju lutem ndajeni mendjen: Jemi në luftë! Nuk jeni në shtëpi se dua unë, po sepse ka një armik që ka sulmuar vendin tonë! Prandaj bëni secili luftën tuaj dhe bëni durim!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Më tej kryeministri thekson se asnjë qeveri nuk po bën aq sa po realizon qeveria e tij me masat marra kundër Covid-19.

“Ne po bëjmë e do bëjmë gjithçka që është e mundur mbi këtë tokë, po nuk jemi zoti dhe nuk zgjidhim dot me magji probleme e halle që janë reale, por që janë pjesë e të qenit në luftë! Askush nuk do të bënte dot më shumë për ju, se sa po bëjmë dhe do të bëjmë deri në fund, unë dhe qeveria ime! Me mish e me shpirt!”, thekson kryeministri në këtë apel drejtuar shqiptarëve.

Check Also

Gjykata e Posaçme konfiskon 22 pasuri të grupit të Habilajve

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka sekuestruar 82 milionë euro …

Pas vendimit të parlamentit, Shqipëria përballet me një tjetër goditje ndaj lirisë së medias

Gazetarët në Shqipëri kanë reaguar me shqetësim ndaj një vendimi nga parlamenti i vendit për …

Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit

Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *