Rama mbledh Asamblenë për Qeverinë dhe…PS-në e re: Mandati i katërt do të jetë më i vështirë

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi asamblenë kombëtare të partisë për të njoftuar këtë të enjte përbërjen e qeverisë së re, që pritet të marrë detyrën pas mandatimit në Kuvend dhe betimit te Presidenti Ilir Meta.

Rama e nisi fjalimin e tij me listën e përbërjes së kabinetit të ri gati, por para se të njoftonte këtë listë, përçoi mesazhin te socialistët se sa të vështirë e kishte vendimmarrjen këtë herë.

“Nuk kam qenë asnjëherë më i trazuar se fitorja e kësaj here, jo se në fitoret e tjera ka qenë më e lehtë”, tha ai.

Kryeministri tha se duhet të nisë puna menjëherë në Qeveri dhe parti për të siguruar fitoren e mandatit të katërt. Si arrihet kjo?

“Na duhet një forcë e re, energji e re. Duhet të përmirësohemi dhe të korrigjohemi aty ku kemi vënë re kritika. PS duhet të bëhet komunitet njerëzish që jeton me aspiratën e madhe për t’i sjellë Shqipërisë drejtësi dhe mirëqënie dhe çdo ditë më pak një ngrehinë me mijëra dyer organizatash ku hyhet për të gjetur një punë në shtet. 5500 dyert e organizatave tona në bazë, duhet të shndërrohen për të kultivuar qytetarinë politike, mendimin, kritikën dhe aktivizimin”, tha ai.

Në drejtim të këtij misioni, Rama paralajmëroi se nuk do të pranojë më justifikime.

“Jo nuk është kollaj të gjesh njerëz të rinj, jo po të mos prishim ekuilibrat se po vijnë zgjedhjet, jo po nuk afrohen njerëzit po nuk u dhe punë shteti, jo po kur nuk ka punë kryetari i organizatës nuk i shkon njeri prapa, jo po rinia është indiferente, jo po statuti, jo po udhëzimi, jo po duam mbështetje nga lart, të mos hapim sherre nga poshtë, ç’deshi ai te zona ime. ai pi kafe te lokali i pd, jo po ajo ja i kishte lënë lokalin LSI-së”, deklaroi ai.

Partia Socialiste, vijoi Rama, nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe as mbahet gjallë si moçal interesash.

Kryesocialisti tha se partia nuk mund të vijojë me takime fiktive elektorale.

“Takime në fushata elektorale me familjarë, ku ndahen karta anëtarësie për herë të dytë sa për të dalë me mua në televizor”, u shpreh ai.

Rama u shpreh se tani është koha për të bërë ndryshimin dhe në duhet të ngremë një sistem. “Pse sa herë mundohemi të thjeshtojmë statutin përfundojmë duke e komplikuar atë edhe më shumë? Ne nuk jemi si të tjerët, sepse ne fitojmë, por le të mos bëhemi si të tjerët”, vijoi ai.

Mandatin e tretë për PS, Rama e cilësoi një sfidë me vetveten dhe jo me opozitën, që tha se nuk është armiku më i rrezikshëm për socialistët.

“Rreziku nuk vjen nga kjo krijesa amorfe me atë dhëmballën e prishur, që quhet Partia Demokratike. Ata nuk kanë çfarë t’i bëjnë Partisë Socialiste. Le të mblidhen që të gjithë bashkë, nuk e mundin dot. Kundërshtari potencial më i rrezikshëm për PS jemi ne. Ne mund t’ja bëjmë vetes partisë atë që ata nuk mund ta bëjnë dot. Nëse ne nuk ndryshojmë, PS do të jetë relikë, njësoj si simotrat e veta që dikur i shikonte me admirim dhe që sot u ka humbur fisi dhe fara nëpër Europë”, vijoi ai.

Check Also

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *