Rama: Korrupsioni, problem. Ata me 40 mijë lekë s’do paguajnë taksë pas…2022

Në një bashkëbisedim të gjatë me qytetarët e Beratit, kryeministri Edi Rama tha se brenda muajit mars do të përfundojë vaksinimi i mjekëve dhe më pas nis sezoni pranveror për vaksinim masiv. Rama tha se mandat i dytë i qeverisjes ishte një mandat karakteri.

“Brenda muajit mars ne do të përfundojmë vaksinimin e mjekëve dhe së shpejti do të kemi lajme të mira për sigurimin e sasive të domosdoshme, jo vetëm për ta ulur ritmin por ta kthyer këtë sezon pranveror në një vaksinim masiv. Kishim tronditjen e tërmetit, shumë persona mbetën pa çati, por pati dhe probleme në të gjithë vendin.

Duke e bërë këtë mandat të dytë të qeverisjes tonë një mandat karakteri.

Një mandat për të dëshmuar forcën e karakterit, për të mos u përkulur përpara këtyre goditjeve dhe të bëhemi më të fortë. Si po dalim më të fortë në procesin e rindërtimin ku shumë persona po kthehen në shtëpi më të mëdha, të sigurta, ashtu do të dalim më të fortë nga kjo fazë pandemie…”, tha ai

Pranoi se ka një problem të madh me korrupsionin, porse sipas tij, nëse vendoset një perspektivë nga u nisën, ai tha se, “ka arsye të besojmë se jemi në drejtimin e duhur”.

“Lufta kundër korrupsionit është luftë për të modernizuar sistemet tona dhe të shtetit dhe të shërbimit. Patjetër, nëse e shohim sot me sy kritik vendin, ne kemi një problem të madh me korrupsionin jo të vogël. Por nëse vendosim një perspektivë me nga u nisëm, kemi arsye që të besojmë që jemi në drejtimin e duhur dhe që thjesht duhet të vazhdojmë punën”

Rama tha ndër të tjera se ndryshe nga viti i kaluar turizmi kësaj here do të ketë frymëmarrje më të madhe, nënvizoi sërish zero TVSH për bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë dhe zero tatim-fitim për bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë.

Ai njoftoi se do të rritet fasha e pataksuar për kategoritë e punonjësve me paga 40 mije lekë në muaj. Deri më tash kjo fashë prek vetëm ata të punësuar me 30 mije lekë në muaj. Megjithatë, ky është një vendim që mund të hyje në fuqi vitin tjetër ose pas dy vjetësh. Gjithçka, sipas tij, do të lidhet me mundësitë konkrete.

“Ne po studiojmë tani dhe do e finalizojmë këto ditë, se çdo shqiptar që merr 400 mijë lekë rrogë mos të paguajë taksë. Deri tani e kemi 300 mijë lekë. Kjo nuk është pak. Shkon 67% e të gjithë pagave. Pra pa taksë. Kalkulimet që po bëjmë është se do ta bëjmë në janar të 2022 apo 2023-it”, tha ai

Check Also

Firmoset marrëveshja, ministrja Balluku: Aeroporti i Vlorës kushton 104 milionë euro, punimet nisin për 14 muaj

Sapo u nënshkrua në këto momente kontrata me konscorciumin fitues për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar …

Rama: Moment më i rëndësishëm se vaksina, Pacolli hyri në garë pa i thënë askujt dhe mundësoi Aeroportin e Vlorës

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar firmosjen e kontratës me kompaninë fituese për ndërtimin e …

“Keni shumë në dorë, shfaquni të qetë”- Celibashi pas incidentit në Kavajë thirrje Metës, Ramës e Bashës

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ka konfirmuar në një konferencë me gazetarët, se sot mbërrijnë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *