Rama: Jemi në kushtet kur nga ora në orë, mund të shohim lidershipin e Ukrainës të vrarë ose të marrë peng

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur konferencë për shtyp për situatën në Ukrainë.

Rama: Kemi parasysh që vitin e shkuar, Ukraina bëri një stërvitje që ishte më e madhja e zhvilluar ndonjëherë. Ne i kemi pozicionuar të gjithë hapat në strategjinë e ndjekur në ndërtimin e pjesës së sipërme të kësaj marrëdhënie që ka qenë më mirë dhe më parë por ka qenë dhe në një nivel tjetër. Shqipërinë e kemi kthyer në një pikë shumë nevragjike të marrëdhënieve ushtarake dhe bilaterale të NATO-s duke pasur në Shqipëri tanimë edhe komandën speciale amerikane për Europën. Ju ka rënë në sy që para pak kohe kishim në ujërat tona aeroplanmbajtësen që është një aeroport ushtarak masiv në vete që do të thotë se nuk kemi asnjë arsye të shqetësohemi nëse do të kemi apo jo kapacitet për tu mbrojtur. Sa i përket Serbisë, natyrisht që është një rast për ata që nuk lënë rast pa u marrë me Ballkanin e Hapur që të spekulojnë përsëri.

Ne nuk kemi pasur ndonjë mungesë qartësie për pozicionin e Serbisë nga pikëpamja e politikës së vet të jashtme kur kemi nisur këtë proces. Nuk kemi pritur të sulmohet Ukraina nga Rusia që të zbulojmë lidhjet e Serbisë me Rusinë. Çka po diskutojmë sot është goxha më e rëndësishme dhe për ecurinë e mëtejshme të Ballkanit të Hapur, është një çështje që pret pasi kemi shumë gjëra për të parë në raport me si do të zhvillohet ky proces. Sot jemi në kushtet kur nga ora në orë, mos e dhëntë Zoti por mund të shohim lidershipin e Ukrainës të vrarë ose të marrë peng, mund të shikojmë një vend që kalon në një botë tjetër komplet duke u kontrolluar ushtarakisht ndërkohë që nga ana tjetër ka filluar vendosja e sanksioneve do të duhet të shikojmë dinamikat dhe si do të sillet BE me vendet e tjera që janë neutrale ose me dy këndvështrime. Nuk kemi pse ne të ngutemi.

Check Also

Ilir Meta pagoi 700 mijë dollarë në një kompani offshore, për të lobuar për LSI-në

Pak ditë më parë gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një lajm për lobimin e Ilir …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *