Kryeministri, Edi Rama ka bërë të ditur masat e reja lehtësues që do të nisin nga dita e nesërme për pensionistët dhe në fillim të javës së ardhshme për të punësuarit dhe bizneset.
Z. Rama deklaroi se, pensionistët mund të dalin deri në orë 11:00, të shoqëruar me jo më shumë se një pensionist tjetër, kohë e cila mund të shfrytëzohet për ajrosje dhe ecje.
Ndërsa lejet për punët e lejuara do të merren javore, por në automjet nuk do të lejohen persona të tjerë. Gjithashtu javën e ardhshme do të lejohen dhe lëvizjet me automjet për arsye shëndetësore.
Kryeministri bëri të ditur se, javën e ardhshme do të punojnë lirisht, të gjithë ata nga nesër paradite do të jenë në kategorinë e lejuara që do të publikohen në faqen e-Albania.
Por, të gjitha bizneset duhet të sigurohen që në çdo kolektiv përbërës të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë. Ndërsa bizneset e tjera të nisin përgatitjet për hapjen më 27 prill, ku do të përfshihen biznese të tjera.