Qeveria shqiptare mbyll kufijtë me Italinë

Koronavirusi, qeveria shqiptare mbyll kufijtë me Italinë.  Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar se do të mbyllen të gjitha fluturimet dhe se tragetet e fundit do të nisen mbrëmjen e sotme.

Nuk lejohet asnjë pasagjer që të hyjë nga Italia në Shqipëri. Mbyllen të gjitha fluturimet për pasagjerët me Italinë.Sonte do të nisen tragetet e fundit nga Italia dhe Vlora. Anijet me mallra nuk do të bllokohen”, u shpreh Balluku.

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e 3 familjarëve të tyre rezultuan pozitive. Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill.

Check Also

Me çfarë po zëvendësohen mushkat? Korrierët e kanabisit eksplorojnë rrugë të reja në kufirin me Greqinë

Forcimi i kontrolleve në kufi me ndihmën e oficerëve të Frontex i ka shtyrë trafikantët …

Arrestohen 4 anëtarë të bandës shqiptare të drogës ‘Kompania Bello’: Mbushnin Europën me kokainë nga Amerika Latine

Tre shqiptarë dhe një italian, pjesë e grupit kriminal që vepronte për kartelin e drogës …

Banka Botërore: Shqipërisë iu shtuan 112 mijë të varfër në 2020-ën nga pandemia, niveli më i lartë i varfërisë në Rajon

Pandemia Covid -19 dhe tërmeti i 26-nëntorit 2019 e bënë me agresive varfërinë në Shqipëri. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *