Qeveria ka vendosur të marrë masa drastike për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pas rasteve të konfirmuara në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama tha se do të mbyllen të gjitha ambientet ku mblidhen shumë njerëz. Palestrat, diskotekat dhe pub-et do të mbyllen deri në një vendim të dyte, kur qeveria të vendos për hapjen e tyre.
Punonjësit e administratës që kanë mundësi për të punuar nga shtëpia do të punojnë online. Rama tha gjithashtu se nëse të dy prindërit janë në punë, njëri prej tyre që punon në shtet do të marrë leje dy javore për t’u kujdesur për fëmijët që i kanë në shkollë, kopsht apo çerdhe.
“Ne nga dita e nesërme do çojmë në shtëpi të gjitha të pjesë të administratës që mund të vazhdojë të punojë nëpërmjet kompjuterit. Ne nuk do japim më shërbime nëpër sportele, për të gjitha aplikimet online. Shërbimi ADISËS do mbyllet, të gjitha shërbimet do merren online. Do shfrytëzohet koha, shpresoj që për disa javë kurbat ë përmirësohet dhe të marrin përgjigje. Të gjithë prindërve që kanë një fëmijë në moshën e çerdhes, kopshti dhe arsimit bazë dhe nuk janë pjesë e kësaj pjesë të administratës ne do i japim menjëherë, lejen për të shkuar ën shtëpi.”