Qeveria gjermane mohon t’i ketë dhuruar doza vaksine Shqipërisë

Pyetur nëse i ka dhuruar vaksina Shqipërisë, qeveria gjermane reagoi duke mohuar që të jetë vendi “misterioz” i Bashkimit Europian që i dha Shqipërisë 957 doza.

Sebastian Gülde zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë gjermane u shpreh se: “Qeveria Federale Gjermane nuk ka çuar asnjë dozë vaksine tek asnjë vned. Ne nuk kemi informacion rreth donatorit”.

Ditën e sotme mediat raportuan se vendi i origjinës së dozave të ardhura nga një shtet dhurues, që sipas kryeministrit Edi Rama ka kërkuar të mbetet anonim ishte Gjermania. Megjithatë, mes mungesës së transparencës për mënyrën e sigurimit të tyre, çmimit dhe kushteve të ruajtjes, duket se vendi dhurues është ende i panjohur për shqiptarët.

Në dy ditët e para të vaksinimit, janë bërë 110 injektime tek mjekët dhe stafi mjekësor i spitaleve, ndërsa kryeministri ishte gjithashtu mes personave të parë që u vaksinuan.

Check Also

Studimi i ri / Nëse e keni kaluar Covid-19 mund të keni antitrupa për 5 muaj

Shumica e njerëzve që kanë pasur Covid-19 janë të mbrojtur nga riinfektimi për të paktën …

Masat kundër koronavirusit dëmtuan industrinë e dasmave në Lezhë

Zef Beka, një këngëtar me origjinë nga Tropoja i adoptuar prej dekadash nga zona e …

Marrëveshja për vaksinën shpallet sekret tregtar

Qeveria shqiptare miratoi me një akt normativ një marrëveshje sekrete me kompaninë Pfizer Export BV …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *