Qeveria do të paguajë rrogat e 60 mijë të punësuarve në biznes të vogël

Kryeministri Edi Rama deklaroi se buxheti i shtetit do të mbulojë pagat e rreth 60 mijë të punësuarve në biznesin e vogël duke i paguar pagën minimale pavarësisht nëse janë të punësuar, të vetëpunësuar apo të punësuar pa pagë pranë familjes ndërsa do të paguajë dyfishin e ndihmës ekonomike të zakonshme për 70 mijë familjet që aktualisht janë në asistencë sociale.

Kryeministri deklaroi se pagat e deklaruara në tatime nga biznesi i vogël janë aktualisht 710 milionë lekë në muaj ndërsa qeveria do të paguajë dyfishin e kësaj shume për të mbuluar me pagë edhe një numër të lartë personash që figurojnë si të punësuar pa pagë pranë biznesit të familjes.

Sipas tij, nga kjo masë do të përfitojnë 60,440 persona.

“Çdo i punësuar me pagë apo pa pagë do të marrë një pagë lufte,” deklaroi Rama duke iu referuar biznesit të vogël.

Ai deklaroi gjithashtu që 70 mijë familjet në skemën e ndihmës ekonomike, të cilat aktualisht përfitojnë sëbashku 340 milionë lekë në muaj, do të marrin për këtë muaj dyfish, me synimin për të kompensuar pjesërisht humbjet që këto familje kanë nga puna rastësore në sektorin informal të ekonomisë.

Kostoja e përgjithshme e këtyre dy shpenzimeve për buxhetin e shtetit pritet të jetë rreth 2.1 miliardë lekë ose 18 milionë euro. Kjo shifër është e barabartë me më pak se 0.4% të të ardhurave buxhetore vjetore të qeverisë shqiptare, ose sa 0.1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Check Also

Ilir Meta pagoi 700 mijë dollarë në një kompani offshore, për të lobuar për LSI-në

Pak ditë më parë gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një lajm për lobimin e Ilir …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *