Putin thirrje ushtrisë ukrainase: Merrni pushtetin dhe largoni Zelenskyn

“Ndoshta hera e fundit që më shihni të gjallë”.

Kështu u shpreh Presidenti i Ukrainës Zelensky gjatë konferencës me liderët e BE-së, të cilët sot i kritikoi ashpër për mungesën e reagimit kundër Rusisë.

Ndërkohë që Vladimir Putin i bëri thirrje ushtrisë ukrainase të marrë pushtetin në Kiev dhe të largojë Zelenskyn.

Presidenti rus tha se ai po lufton kundër një “bande narkomanësh dhe neo-nazistësh”, duke iu referuar udhëheqjes ukrainase.

“Ata po veprojnë si terroristë duke u mbrojtur pas njerëzve në mënyrë që të akuzojnë Rusinë se ka shkaktuar viktima në popullatën paqësore.

Dihet me siguri që e gjithë kjo po ndodh me rekomandime të konsulentëve të huaj, mbi të gjitha këshilltarëve amerikanë.

Po ju drejtohem edhe një herë ushtarakëve të forcave të armatosura ukrainase: mos lejoni neo-nazistët të përdorin fëmijët tuaj, gratë tuaja dhe të moshuarit si mburojë njerëzore.

Merrni pushtetin në duart tuaja. Ju dhe ne do ta kemi më të lehtë të arrijmë një marrëveshje sesa me atë bandë të narkomanëve dhe neo-nazistëve në Kiev” tha ai.

Check Also

Zelenskij viziton Kharkivin dhe shkarkon shefin e sigurimit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskij ka shkarkuar shefin e sigurimit në Kharkiv, pasi sipas tij “ai …

Arrestohet 10-vjeçari në Florida, kërcënoi se do të qëllonte me armë në shkollë

Një djalë 10-vjeçar u arrestua në Florida, pasi kërcënoi me të shtëna masive me mesazhe …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *