Putin dhe Vuçiç pakt për gazin, Kurti i çon “selam” BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Vuçiçit dhe Putinit me anë të një telefonate. Marrëveshja ka të bëjë me furnizimin e Serbisë me gazin rus dhe vjen në një kohë kur bota perëndimore ka vënë sanksione ndaj Rusisë pas agresionit ndaj Ukrainës. Kurti ka shkruar në Twitter rreth këtij takimi, ku ka thënë se tash Vuçiq e Putin nuk po kanë nevojë as të takohen më.

“Ata as nuk kanë nevojë të takohen më: marrëveshjet midis Putinit dhe Vuçiçit tani arrihen përmes bisedave telefonike. Por ja çfarë tha Vuçiç në lidhje me Kosovën pas takimit të tij të 19-të me Putinin në Soçi më 25 nëntor 2021:”, shkruan ai teksa ka kujtuar edhe deklaratën e Vuçiç pas takimit më Putin më 2021.

Fola për standarde të dyfishta dhe hipokrizinë e shpeshtë në marrëdhënie ndërkombëtare, Presidenti Putin e kupton për çfarë po flas, por ai kërkoi nga unë për shpjegime të mëtutjeshme andaj ne folëm për Veriun e Kosovës dhe ia tregova atë edhe në hartë”, kishte thënë Vuçiç.

Check Also

Zelenskij viziton Kharkivin dhe shkarkon shefin e sigurimit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskij ka shkarkuar shefin e sigurimit në Kharkiv, pasi sipas tij “ai …

Arrestohet 10-vjeçari në Florida, kërcënoi se do të qëllonte me armë në shkollë

Një djalë 10-vjeçar u arrestua në Florida, pasi kërcënoi me të shtëna masive me mesazhe …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *