Pse Rama sillet si struci për dëmin 110 milionë Euro që shkaktoi me Agon Channel

Edi Rama e ka mohuar gjithmonë se për fajin e tij deklaratave të tij politike që ndikuan mbi drejtësinë, shteti Shqiptar e ka humbur gjyqin më biznesmenin italian Farncesco Becchetti, që i ka kushtuar shqiptarëve afro 110 milionë euro (pa përmendur këtu shpenzimet gjyqësore të palës sonë). Ai e ka bërë këtë edhe pasi gazetar prestigjoze austriake informoi se Shqipërisë po i sekuestrohet të ardhurat që ka në këtë vend të BE-së: “Është e pavëretë që Becchetti ka fituar. Ajo që ka bërë “Der Standard” është një shkrim skandaloz. Nuk është e rastësishme që çështja e “kazanit” që në anglisht është “fake neës” është botërore” tha ai. Por tashmë shtë fakt, dhe kjo u konfirmua tre ditë më parë pasi në Bruksel, një gjykatë në Belge urdhëroi që biznesmenit italian ti kaloheshin 170 mijë euro në llogarinë që shteti shqiptar ka jashtë Shqipërisë, dhe ku bëhen pagesat nga kompanitë ajrore që përdoren hapesirën shqiptare për fluturim.

Po prse Rama e mohon atë që tani e4 dinë të gjithë dhe është bërë një fakt. Për arsyen e thjeshtë se ai është përgjegjësi kryesor për humbjen e kësaj shumë kolosale. Kur televizioni Agon Channel, u pezullua dhe më pas u mbyll 10 ditë para zgjedhjeve lokale të vitit 2015, kryeministri i parapriu luftës politike të kësaj mediaje kritike më te.

Në qershor të këtij viti, pas sekuestrimit të televizionit Agon Channel dhe aktiviteteve të tjera të biznesmetnit italian, kryeministri bëri deklarata tejet të forat paragjykuese. Ai tha se të ardhurat që financonin këtë ekran ishin “pra të zeza”. Po këtë muaj, në një intervistë për vision Plus, Kryeministri Rama i përforcoi akuzat e tij duke deklaruar se e konsideron “një sukses ndërmarrjen e një veprimtarie hetimore, për krim ekonomik” dhe se media e Becchetit, Agon Channel “është financuar nga aktivitet ekonomik kriminal”. “Nuk është hetuar media këtu, nuk është goditur Agon Channel është goditur burimi i financimit tejet i dyshimtë si krim ekonomik” përforcoi ai në një intervistë tek “5 pyetje nga Babaramo”.

Por të gjitha këto akuza ranë njëra pas tjetrës.

Fillimisht drejtësia shqiptare kërkoi ekstradimin e Francesco Becchettit dhe njoftoi për të Interpolin. Por ai e fitoi gjyqin dhe pala shqiptare nuk u paraqit. Atë e akuzuan për fshehje të origjinës së parave, por ai nxori dokumentin se Agon Channel qe financuar me paratë e ligjshme të fittuara në një proces gjyqësor 400 milionësh kundër Deutche Bank.
Më tej, i gjendur në vështirësi në emisionin “Opinion” kryeministri deklaroi se hetimet ishin bërë në bashkëpunim me palaëan italiane. Vetëm më vonë e pyetur nga gazetarët shqiptarë ambasada e këtij vendi në Tiranë, mohoi duke thënë se ai ishte një hetim ekskluzivisht shqiptar.

Pra me radhë edhe burimi i parave të pista edhe dëshira për të rikthyer Becchettin me pranga në Tiranë edhe mashtrimi se investigimi qe italo shqiptar, u rrëzuan  dorë pas dore. Më në fund në 24 prill 2019, Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) pranë Bankës Botërore, arriti në përfundimin se qeveria shqiptare, me vendimet e saj, ka shkatërruar investimet e bëra nga Becchetti dhe ortakët e tij në shoqërinë mediatike Agon Set, pjesë e të cilit ishte dhe televizioni Agon Channel.

Ky dëm me kosto mbi 110 milionë euro ka ardhur vetëm prej veprimeve të pamatura të Edi Ramës. Ende nuk dihet nëse ai e ka goditur biznesmenin italian për llogari të një pale të tretë, apo thjeshtë për të hequr qafe një media kritike.

Por një gjë është e sigurtë: Edi Rama ka diçka për të fshehur. Ndryshe nuk ka si shpjegohet se gënjeu në 2015, kur fliste për para të zeza për të justifikuar mbylljen e televizionit dhe tani vazhdon të mashtrojë, kur një gjykatë me prestigj ndërkombëtar i ka vlerësuar si të pa baza pretendimet e tij.

Kjo është dhe arsyeja që kryeministri sillet si struci, duke bërë sikur nuk e shef vendimin e gjykatës prej të cilit kanë filluar ti sekuestrohen paratë qeverisë shqiptare jashtë vendit.

Check Also

Studimi i ri / Nëse e keni kaluar Covid-19 mund të keni antitrupa për 5 muaj

Shumica e njerëzve që kanë pasur Covid-19 janë të mbrojtur nga riinfektimi për të paktën …

Masat kundër koronavirusit dëmtuan industrinë e dasmave në Lezhë

Zef Beka, një këngëtar me origjinë nga Tropoja i adoptuar prej dekadash nga zona e …

Marrëveshja për vaksinën shpallet sekret tregtar

Qeveria shqiptare miratoi me një akt normativ një marrëveshje sekrete me kompaninë Pfizer Export BV …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *