Pse Meta e quan Ramën “gruaja e Bilalit”. Sqarimi i ish-këshilltarit

Kur nisën përplasjet e reja mes tyre korrikun e një viti më parë, Ilir Meta deklaroi se nëse Edi Rama do ta quante sërish “burri i Monikës”, ai do t’i thoshte “Gruaja e Bilalit”.

Por kush është Bilali?

Ish-këshilltari i Fatos Nanos, Ylli Dylgjeri asokohe shkruante në rrjete sociale:

U bënë disa telefonata kureshtarësh që më pyesin se cili është Bilali? Pse tha Meta gruaja e Bilalit? Atëherë, si e di unë…

Disa e ngatërrojnë me ish badigardin trim të ish kryeministrit Nano, disa e ngatërrojnë me një shitës të mallrave të shumicës, disa e ngatërrojnë me një polic trafiku…e kështu njerëzit janë të interesuar të dinë më shumë për patriotin Bilali.

Sqarimi:

Bilali është një biznesmen shqiptaro-amerikon që mori përsipër para ca vitesh t’i “OFROJË” një foto Ramës me Obamën sipas kërkesës së Ramës. Sigurisht fotoja me Presidentin Amerikan ka në faturë. Ka një faturë të kripur. Por Bilali e kish marrë përsipër,

Pagoi Bilali i gjorë një shifër që s’thuhet, dhe hop i erdhi ftesa çift nga Presidenti i SHBA: Bilalit dhe gruaja. Po Rama ku ishte? Ku do hynte? Problem! Atëherë mafia e gjeti zgjidhjen. Në vend të gruas së Bilalit do të  shkojë Edi Rama. Dhe kështu u bë. Rama vuri kurorë ditore, i fut krahun Bilalit dhe mbërritën në takim.

Në fund Bilali për qejf i fut… foton Ramës.

Në fund…Bilali shkon në Gjykatë dhe Rama del në Paradë me foton e Obamës.

Ndaj i ka mbetur nofka si gruaja e Bilalit!

Kjo është historia o kureshtarë.

Check Also

Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit

Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, …

Në Bruksel propozohet sanksionimi i të akuzuarve për korrupsion, KE sqaron çdo të ndodhë me të shpallurit “non grata” në SHBA

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian miratoi me 58 vota pro, 8 kundër …

“Ju kisha thënë”, qëndrimi i Holandës për negociatat, Rama: Zgjedhjet mbaruan, Shqipëria u zhbllokua

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimit të Holandës për negociatat me Shqipërinë. Me anë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *