PS fiton Vorën, Rrogozhinën, Dibrën, Lushnjën dhe Durrësin, në Shkodër fiton kandidati i Berishës. Bardh Spahia fton demokratët pa dallim: Dera ime e hapur për të gjithë

Pas fitores së Vorës, Rrogozhinës, Partia Socialiste fitoi Lushnjen, Dibrën e Durrësin, ndërsa në Shkodër kandidati i Sali Berishës, Bardh Spahia fitoi Shkodren.

Në të pesë bashkite, kandidatët e Lulzim Bashës renditen të tretët, pas PS-së dhe Shtëpisë së Lirisë. Përjashtim bën Rrogozhina, ku kandidati i Ferdinand Saraci ka siguruar më shumë vota se Hekuran Xhani i Shtëpisë së Lirisë.

Eriselda Sefa ka fituar me një diferencë të konsiderueshme zgjedhjet e pjesshme lokale për bashkinë e Lushnjës, duke u zgjedhur kryetare.

Kandidatja socialistëve ka marrë 21 477 vota në këto zgjedhje, rreth 10 mijë vota më shumë nga Elton Bano i “Shtëpisë së Lirisë”.

Partia Demokratike ka pësuar një rënie të ndjeshme në këtë bashki, me kandidatin Indrit Sefa që ka marrë vetëm 3809 vota.

Emiriana sako shpalli fitoren në Durrës. “Falenderoj të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën për transformimin e qytetit. Kjo fitore është një përgjegjësi e madhe që më jep privilegjin ti shërbej me përkushtim e pasion qytetit dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit”, tha ajo.

Ndërkohe ne Shkodër fitues eshte Bardh Spahia i mbeshtetur ne fushate nga Sali Berisha

Nga 247 qendra votimi, Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë” mori 20125 vota ose 43.7 %.

Më pas u rendit Majlinda Angoni e Partisë Socialiste me 18.205 vota 39.5 % dhe kandidati i PD, Xhemal Bushati mori 7749 vota ose 16.8%.

“Dua të falënderoj nga zemra stafin e shtabit tonë elektoral, por edhe këtë rini të jashtëzakonshme, që i dhanë frymë tjetër kësaj gare elektorale.

Me falënderimin e përzemërt ndaj qytetarëve të bashkisë tonë, ju garantoj se nga nesër do të jem kryebashkiaku i Shkodrës.

Një thirrje kam edhe për ata që nuk më votuan, për ata demokratë që për pak humbën rrugët, dera do të jetë e hapur për të gjithë demokratet e vërtetë.

E para do të komunikoj siç duhet me qytetarët e mi dhe do t’i japim zgjidhje të gjithë problematikave. Sot jemi për të vlerësuar forcën e ndryshimit. Sot vumë në piedestal forcën e votës së lirë. Shkodra sot është fituese”, tha Spahia.

Diferenca në Shkodër shmang përsëritjen e procesit zgjedhor në të gjithë bashkinë. Kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë rreth 1300 votues, procesi përsëritet, sipas Kodit Zgjedhor që përcakton që nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një apo disa qendra votimi numri i zgjedhësve në këto qendra votimi është më i madh se diferenca mes kandidatit fitues dhe e kandidatit të dytë, atëherë zgjedhjet shpallen të pavlefshme në të gjithë bashkinë.

Diferenca ne kete rast ishte mbi dy mije vota duke shmangur per pasoje perseritjen e zgjedhjeve.

Check Also

Ilir Meta pagoi 700 mijë dollarë në një kompani offshore, për të lobuar për LSI-në

Pak ditë më parë gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një lajm për lobimin e Ilir …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *