Profili ndryshe nga paraardhësit dhe misioni i vështirë që e pret Gledis Nanon në krye të policisë për gradat dhe reformën

I identifikuar si një oficer premtues gjatë hetimit ndaj imamëve, një çështje që hetohej nga prokurorja e Krimeve të Rënda Elisabeta Ymeraj, Gledis Nano prej asaj kohe ruajti profilin modest të policit. I trajnuar nga ndërkombëtarët dhe mbi shpatulla me një karrierë 20 vjeçare, Nano njihet si njeriu me karakter vendimmarrës.  40 vjeçari do të jetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë që ka kaluar procesin e Vettingut, çka synohet se do ta bëjë atë të pavarur nga politika për performancën e policisë së shtetit që ndër vite ka kaluar kriza të lidershipit dhe është kritikuar më pas për mos-efiçensë në luftën ndaj krimit.

Megjithatë detyra e pare e tij është thirrja e zyrtarëve të policisë të katapultuar nga paraardhësit dhe që kanë qenë midis më të kritikuarve. “Emërimi i tij në këtë detyre konsiderohet me pritshmëri të larta”,  thanë burimet duke qenë se ai ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe në mënyrë të veçantë të amerikanëve.

Nano rezulton se ka patur mbiemrin Nana, por që e ka ndryshuar në njësinë administrative Kashar. Po ashtu ai është i padenoncuar ndonjëherë pranë Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, organi përgjegjës për Vettingun e drejtuesve të Policisë së Shtetit, i vlerësuar maksimalisht me marrëdhënie të mira personale dhe ndërpersonale nga ky komision.

Nano ka përfunduar Akademinë “Arben Zylyftari” në vitin 2002 ku dhe ka marrë titullin specialist i lartë policie. Nga viti 2006 deri në vitin 2009  ai është diplomuar jurist pranë një univesiteti privat, ndërsa gjatë vitit 2010 ai u dëmshpërblye nga gjykata me 12 paga  pas një akti administrativ të policisë së shtetit që e kishte penalizuar duke e proceduar në vitin 2008. I konsideruar si një nga oficerët që u ndëshkua nga një polici e kohës së Hysni Burgajt,që ishte emëruar nga të djathtët në këtë detyrë, Gledis Nano shënoi shkëlqimin e tij me ndjekjen e terroristëve që rekrutuan shtetas shqiptarë në luftimet e ISIS në Siri.

40 vjeçari e ktheu këtë dosje një sipërmarrje personale nga pozicioni i zv/shefit të antiterrorist. Mbasi mori drejtimin e antiterrorit, ai drejtoi disa aksione për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampi Al Hol në Siri.

Ai konsiderohet si një nga oficerët më premtues. Megjithatë atë e presin sifda si zbatimi i  vendimit të Gjykatës së Larte që ka urdhëruar marrjen e gradave përmes konkurrimit dhe jo përmes vendimeve gjyqsore. Kjo do të thotë se Nano duhet të mbajë qëndrim ndaj zyrtarëve që kanë marrë këtë detyrë përmes vendimeve gjyqësore bazuar në emërimet preferenciale të dy paraardhësve të tij, Haki Çako dhe më i  fundit, Ardi Veliu. Kjo sfidë do të sillte një riformatim të policisë dhe qarkullim të drejtuesve të cilët akuzohen prej vitesh se kanë bllokuar motivimin e efektivëve, duke mos hapur procesin e konkurrimit për gradë që do të sillte largime masive shefash komisariatesh, krimesh dhe drejtorësh në qarqe. Ai konsiderohet si zyrtari i policisë mes më të vlerësuarve nga ndërkombëtarët,  veçanërisht nga Ambasada Amerikane që e kanë vlërësuar herë pas here. Ai  u përfol edhe për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por kjo sfidë,  drejtimi i policisë shqiptare është po aq e rëndësishme sa edhe vetë BKH.

Nano zgjidhet në përfundim të afatit 100 ditor që kryeministri Rama i la policisë së shtetit për reformim, riorganizim, korrigjim dhe përmirësim të situatës së rendit dhe sigurisë në vend.

Check Also

“Korrupsioni është kancer”, paralajmëron Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka paralajmëruar hapa shtesë nga SHBA për të luftuar …

Gruaja e ish-deputetit që u ekzekutua nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Dyshimet se vrasja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka mund të ketë ndodhur për shkak të …

Negociatat, pse nuk ndodhin para prillit 2022

Nën shqetësimet e përhapjes së pandemisë, vendet e Bashkimit Europian po diskutojnë pak, ose aspak …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *