Përgjimi i dyshuar i politikanëve europianë nga SHBA, reagon ashpër Franca: Do ketë pasoja nëse vërtetohet

Raportet se Agjencia Kombëtare e Inteligjencës e SHBA-së, e ndihmuar nga Danimarka, ka spiunuar politikanë të lartë evropianë duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel janë ‘jashtëzakonisht serioze’ nëse janë të vërteta, ka thënë sekretari francez i Shtetit për Çështjet Evropiane.

“Është jashtëzakonisht serioze, ne duhet të verifikojmë nëse partnerët tanë të BE-së, danezët, kanë bërë gabime në bashkëpunimin e tyre me shërbimet amerikane. Dhe pastaj nga pala amerikane, nëse me të vërtetë kanë spiunuar politikanët europiane.” – Clement Beaune tha në një intervistë me rrjetin e radios ‘France Info’.

Deklarata vjen një ditë pasi media evropiane raportoi se Agjencia Kombëtare e Inteligjencës e SHBA dyshohet se ka spiunuar politikanët evropianë, duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier (i cili më parë ka shërbyer si ministër i Jashtëm), me ndihmën e Danimarkës, nga viti 2012 deri në vitin 2014.

Sipas kanalit publik danez ‘Danmarks Radio’, Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së (NSA) përdori kabllot daneze të telekomunikacionit për të spiunuar zyrtarë në Gjermani, Suedi, Norvegji dhe Francë. Shërbimet e inteligjencës ushtarake daneze thuhet se kanë ndihmuar SHBA-në në këtë çështje.

Sekretari francez tha se situata mund të ketë ‘pasoja në drejtim të bashkëpunimit’ me SHBA-në.

Beaune shtoi se ai nuk e dinte identitetin e zyrtarëve francezë të cilët dyshohet se ishin spiunuar.

Ministri danez i Mbrojtjes Trine Bramsen nuk pranoi të komentonte mbi ato që ajo i quajti ‘spekulime’ në lidhje me çështjet e inteligjencës në media, sipas Reuters. Shërbimi danez Informativ i Mbrojtjes dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së (DNI) dhe NSA, nuk pranuan të komentojnë mbi raportin e medias.

Check Also

Los Anxhelos rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë, tek të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të …

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor …

Dionis Biba, personazh i njohur i rrjeteve sociale, u kap brenda shtëpisë së barit, dënohet me 15 muaj në Angli

Dionis Biba është një personazh i njohur i rrjeteve sociale pasi përmes videove në Instagram …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *