“Nuk e shoh dot Italinë në hall…”, zbulohet telefonata e Ramës me Di Maio

Tridhjetë mjekë shqiptarë do të nisën për në Itali sot në ndihmë të kolegëve të tyre për të përballuar situatën e koronavirusit. Mësohet se mjekët do të zbarkojnë sot pasdite në Romë dhe do të nisen drejt Bergmos, një prej qyteteve më të prekura në Itali, i cili ka shënuar mijëra të vdekur.

Mësohet se dërgimi i personelit shëndetësor vjen pas një bisede telefonike mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio, i cili ka filluar që të kërkojë ndihmë ndërkombëtare për përballimin e situatës në vend. Deri më tani, u është përgjigjur vetëm Kina dhe Rusia.

Mjekët shqiptarë do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria me një pagë të vendosur nga Rama. Shpërblimi i mjekëve dhe infermierëve, që do të ofrojnë shërbim shëndetësor sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të jetë në vlerën 3 000 (tre mijë) euro në muaj për mjekët dhe 2500 (dy mijë e pesëqind) euro në muaj për infermierët.

Sipas mediave vendase, kryeministri Rama u shpreh gjatë telefonatës se po dërgonte ndihmë pasi nuk mund ta shihte Italinë në vështirësi pasi e duan.

“Mjekët po na kursejnë jetë njerëzish dhe tani ne si vend po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme që është jeta”- është përgjigjur Di Maio, i cili do të shkojë vetë në aeroport për të mirëpritur ekipin shqiptar.

Italia në total ka shënuar 9,134 persona, ndërsa 86.498 janë të prekur nga pandemia. Kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetit në Itali paralajmëroi që infeksionet ende nuk kanë arritur kulmin e tyre.

Check Also

Si po përgjohen nga SPAK rastet e dyshuara? 2576 CD dhe mbi 7 mijë DVD për t’u zbardhur, zyrtari i lartë tregon detajet

Korriku ishte padyshim një moment show force e SPAK që tregoi se po bëhet gati …

Los Anxhelos rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë, tek të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të …

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *