Njohja e pensioneve me Kosovën, Hado: Ja si mblidhen vitet e punës

Marrëveshja e firmosur në fillim të këtij muaji mes Shqipërisë dhe Kosovës për njohjen e sigurimeve shoqërore i hap rrugën krijimit të një tregu të përbashkët pune.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, (ISSH), Astrit Hado në një prononcim për ATSH-në bën të ditur se në bazë të marrëveshjes, qytetarët e të dy vendeve do të mund të përfitojnë nga përfitimet për barrë lindje, nga përfitimet që merren në raste të aksidenteve në punë për ata që janë të punësuar, si dhe nga pensionet e pleqërisë, të invaliditetit apo pensionet familjare në të dyja vendet.

“Vitet e fundit numri i të punësuarve është rritur, si i shtetasve shqiptarë që punojnë në Kosovë, ashtu edhe i shtetasve të Kosovës që vijnë e punojnë në Shqipëri. Kjo marrëveshje lehtëson akoma më tej procedurat, njeh periudhat e sigurimit të tyre, me qëllim që qytetarët nga të dy vendet të mund të përfitojnë”, thotë Hado për ATSH.

Sipas tij, marrëveshja bashkon të gjithë periudhat e punës, pavarësisht se ku kanë punuar individët dhe i konsideron si të ishin kryer në Shqipëri.

Hado shpjegon në prononcimin për ATSH se kur periudhat e sigurimit të realizuara në të dy shtetet mbivendosen, Shqipëria do të marrë parasysh vetëm periudhat e sigurimit të realizuara në territorin e saj.

Sipas kreut të ISSH-së, marrëveshja përcaktohen dispozita në lidhje me legjislacionin e zbatueshëm të të dyja vendeve dhe dispozita të veçanta për trajtimin e personave të punësuar dhe të vetëpunësuar, nëpunësit e shërbimit civil, anëtarët e misioneve diplomatike dhe zyrave konsullore, dhe punëtorëve të dërguar nga punëdhënësi për të punuar për llogari të tij në vendin tjetër, si dhe përjashtimet.

“Marrëveshja aktualisht është miratuar në parim nga të dy qeveritë dhe pritet të shkojë për diskutim në komisionet parlamentare, më pas kalon në seancë plenare për miratim. Pas miratimit në Kuvend, për të hyrë në fuqi nevojitet edhe koha për shkëmbimet e notave diplomatike mes dy vendeve”, shpjegon Hado.

Shqipëria ka aktualisht marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të pensioneve me Hungarinë, Çekinë, Gjermani, Maqedoninë, Luksemburgun, Bullgarinë, Austrinë, Turqinë dhe Belgjikën.

Procesi i njohjes së pensioneve është në avancim edhe me shtete si Kanada, Bullgari e Zvicër. Ndërkohë bisedimet vijojnë edhe me Italinë dhe Greqinë, dy vende këto ku jetojnë e punojnë numri më i madh i shqiptarëve jashtë vendit.

Nga njohja reciprokeve e sigurimeve shoqërore, përllogaritet se do të përfitojnë rreth 100 mijë qytetarë.

Deri tani 3,100 shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë brenda territorit të vendit kanë përfituar nga marrëveshjet dypalëshe, të lidhura.

Këto marrëveshje dypalëshe sigurojnë mbrojtje shoqërore për qytetarët shqiptarë që jetojnë në këto vende.

Check Also

Vlerësimi i “The Economist”: Bilanci real i pandemisë, 12 mijë viktima në Shqipëri

Bilanci i pandemisë në Shqipëri mund të jetë shumë herë më i lartë nga sa …

Escobar: Do të shpallim persona të tjerë “non grata” në rajon

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar u shpreh sot në …

Protesta e 8 janarit, Berisha thirret nesër në Prokurori, pasnesër Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti demokrat Flamur Noka do të thirren nesër në Prokurori, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *