Një rast i dyshuar me koronavirus në Shqipëri? Drejtoresha e ISHP-së: Gjasat janë të jetë negativ

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albina Fico, thotë se në laboratorin e ISHP-së, po pritet përgjigja e analizës për një rast të dyshuar me koronavirus, për të cilin ajo tha se është thuajse e sigurt që është negativ.

“Praktikisht kemi vetëm një, i cili është duke u procesuar, gjasat janë, por unë pa e parë me sy atë letrën, nuk do e them negativ”, u shpreh Fico në mbledhjen e Task Forcës në Rinas.

Kryerja e testimit bëhet pas dyshimeve se një qytetar mund të jetë infektuar me koronavirus, pasi mund të ketë shfaqur simptoma të tij të cilat janë simptoma të ngjashme me gripin e zakonshëm.

Më herët, ka patur 6 raste të dyshuar si të infektuar në vendin tonë, por pas kryerjes së analizës ata rezultuan negativë. Drejtoresha Fico tha se ISHP ka blerë kite, një mjet i nevojshëm për zbulueshmërinë e koronavirusit. Por shtoi se duke qenë një institut që bashkëpunon me institucione ndërkombëtare, kanë ardhur kite edhe nga “MediLabSecure”, dhe priten edhe furnizime të tjera nga jashtë.

Fico deklaroi mes të tjerash se në Shqipëri është ndërtuar një karantinë dhe bëhet fjalë për një strukturë spitalore. Ajo nuk sqaroi se në cilin vend është ndërtuar karantina, por janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën edhe nëse niveli i rrezikshmërisë do të ndryshojë për pesë minuta.

E pyetur nga gazetarët nëse po konsiderohet mbyllja e kufijve me Italinë, ministrja Ogerta Manastirliu u përgjigj se gjithçka do të vendoset në bazë të rrezikshmërisë, e megjithatë theksoi se mbyllja e kufijve realizohet kur ka një shpërhapje të gjerë të epidemisë. Ajo shtoi se edhe në këto raste nuk vendosen masa agresive kombëtare, por izolohen zonat lokale.

Check Also

Kërkuan rrëzimin e nenit të Kodit Zgjedhor për ndarjen e mandateve, ‘Kushtetuesja’ cakton seancën për kërkesën e Patozit dhe Murrizit

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 9 qershor 2021 kërkesën e Partisë Bindja Demokratike dhe …

Ndërtimi i Portit të Durrësit, portë e hapur për sirianët drejt BE-së

Në fund të muajit mars, Qeveria ndërhyu në një vendim të saj të vitit 2013, …

Hetimi i Mediut për Gërdecin, ftesa e Ramës për Bashën dhe pse PD po sulmon SPAK

Fatmir Mediu u prish në fytyrë kur në një lidhje “Live” teksa po fliste për …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *