Një arrestim, litania reforma, reforma, reforma dhe palaçot që bëjnë avokatin

Në Tiranë u arrestua Henri Çili. Akuzohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të ulur dënimin penal të dikujt. Policia deklaroi se ka përgjime.

Çili ka qenë gazetar, më pas sipërmarrës, botues dhe një njeri që ka zgjedhur përherë të jetë afër çdo pushteti.

24 orë pas arrestimit të tij në mediat pranë pushtetit, për arsye që nuk ka kurrfarë rëndësie ka nisur një lloj avokatike ndaj tij duke folur për meritat, aftësinë, suksesin dhe atë që ka arritur. Çështja është se kjo avokati tradhëton të gjithë pseudomoralin fals të të njëjtëve njerëz që u kanë grisur bythën njerëzve me vite për reformën në drejtësi. Sesa e mirë është ajo e se çfarë zhvillimi do të sjellë.

Reforma, reforma, reforma deri më dje. Sot kërkojnë që reformën ta kalibrojnë në qitje aty ku u leverdis.

Sigurisht që gjyqi popullor nuk është gjë e mirë. Por në media nuk ka ndodhur ndonjë gjë e tillë për z. Çili, i cili ka të gjithë të drejtën të mbrohet e të sqarojë pozicionin e vet. Dhe ka edhe mundësitë dhe mjetet që ta bëjë këtë lirshëm dhe pa kufizimet që mund të ketë dikush tjetër.

Por deri atëherë funksionon parimi i prezumimit të pafajësisë. Çfarë duhet atëherë kjo avokatia e palaçove të çdo ekrani dhe portali?

Check Also

Venecia kritikon socialistët për ndryshimet e njëanshme në kushtetutë

Komisioni i Venecias shprehu keqardhje për procedurën e ndjekur nga Partia Socialiste dhe mbështetësit e …

Mirel Mërtiri, padi kundër BIRN Albania për dëm ‘moral dhe ekzistencial’

Me pretendimin se raportimi për lidhjet e tij me koncesionet e trajtimit të mbetjeve urbane …

A mund të jetë Bitcoin, ari i ri? Analistët parashikojnë rritje me 19 herë deri në dhjetor 2021

Bitcoin, kriptomonedha më e njohur në botë, po zhurmon përsëri në mesin e komunitetit të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *