Ora 10:00 e paradites së të shtunës do të shënojë edhe mbylljen e kufirit Shqipëri-Greqi.
Kjo do të thotë, se çdo linjë ajrore apo tokësore nuk do të kryejë më asnjë transport pasagjerësh në Shqipëri apo anasjelltas.
Lajmi jepet nga kryeministri Edi Rama, i cili shton sloganin: Frikë aspak, kujdes po!
Postimi i plotë:
? DUKE NISUR NGA DITA E NESËRME NË ORËN 10.00 MBYLLEN HYRJE – DALJET ME GREQINË PËRMES LINJAVE TË TRANSPORTIT AJROR DHE TOKËSOR ME AUTOBUS!
? NJËSOJ SI ME ITALINË TRANSPORTI I MALLRAVE DO TË VAZHDOJË NORMALISHT
? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!
Edhe Greqia është prekur nga COVID-19. Shteti fqinj, ku jetojnë me mijëra shqiptarë ka rreth 100 të prekur, ndërkohë që në Shqipëri numri rritet dita-ditës.