Në “luftë” me COVID-19, Edi Rama njofton masa strikte për fundjavën: Të gjithë në shtëpi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar masa të reja për fundjavën. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, shefi i qeverisë shqiptare shprehet se nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në 05:00 të mëngjesit do të ndalohet rreptësisht qarkullimi i qytetarëve në rrugë.

“Nga nesër, e shtunë 13.00, deri të hënën 05.00, njësoj si fundjavën e shkuar, të gjithë në shtëpi”, shkruan Rama.

Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e saj është shprehur se deri dje, numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 277 persona, ndërsa 16 të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve.

Pak ditë më parë në një lidhje direkte me Euronews Albania, kreu i ekzekutivit shqiptar deklaroi se në varësi të ecurisë së COVID-19, do të merren masa për lehtësimin e masave shtrënguese, e cila ka mbyll në shtëpi prek shumë ditësh pjesën dërrmuese të qytetarëve nga veriu në jug të Shqipërisë.

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *