Në Lombardi 9 në 10 persona vdesin në shtëpi pa arritur dot në spital

Të dhënat e fundit nga Italia, sugjerojnë se pjesa dërrmuese e të prekurve me koronavirus po humbin jetën në shtëpi, pa pasur mundësi as të shkelin në spital. Në Lombardi 9 në 10 të vdekur nuk arritën as t’i nënshtrohen kujdesit intensiv.

Në provincën e Bergamos, rajonit më të prekur nga Covid-19, koha e pritjes për një ambulancë arrin deri në shtatë orë. Punëtonjësit shëndetësorë flasin për një katastrofë shëndetësore.

Të enjten, në rajon humbën jetën plot 2,168 persona dhe vetëm 260 (13%) ndërruan jetën në kujdesin intensiv.

Siç raporton “Il Fatto Quotidiano”, zona më e prekur është ajo e Bergamos me mbi një të katërtën e vdekjeve. Gazeta thotë se nëse telefononi 118 dhe duke thënë se keni një të afërm i cili po lufton të marrë frymë dhe ende nuk e ka bërë tamponin, orët e pritjes për një ambulancë arrijnë deri në shtatë orë.

Check Also

Si po përgjohen nga SPAK rastet e dyshuara? 2576 CD dhe mbi 7 mijë DVD për t’u zbardhur, zyrtari i lartë tregon detajet

Korriku ishte padyshim një moment show force e SPAK që tregoi se po bëhet gati …

Los Anxhelos rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë, tek të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të …

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *