Ndryshoi qëndrim Macron për negociatat? Rama: Isha i zënë, nuk e dëgjova

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka paraqitur një qëndrim disi më të zbutur përsa u përket hapjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Me anë të një deklarate në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Macron la të kuptohet se ka një mundësi për t’i dhënë fund bllokimit të Francës për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Por sipas Macron që ai të jap ‘Po’ e tij duhet që Komisioni Evropian në mars të japë rezultate pozitive për sa u përket integrimit të dy vendeve.

“Ne jemi në pritje të raportit (Komisionit Evropian) në Mars … në varësi të kësaj, nëse rezultatet janë pozitive dhe vendoset besimi, atëherë ne duhet të jemi në gjendje të hapim negociatat,”  tha Macron në konferencë.

I pyetur për këtë, në përfundim të vizitës së tij në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Rama bëri thirrje që askush të mos krijojë iluzione të skajshme, pasi ky proces, sipas tij nuk është në dorë të Shqipërisë.

Nuk e ndoqa dot presidentin se isha në takime të tjera por nga sa munda të dëgjoj është një sinjal pozitiv, megjithatë dëshiroj tu them të gjithëve se nuk kemi pse e ushqejmë veten me iluzione dhe dëshira të skajshme, edhe pse shumë legjitime, sepse kjo gjë nuk varet nga ne dhe le të presim me durim ndërkohë që duhet të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje…” etj tha Rama.

Duke komentuar vizitën e tij në Mynih, Rama tha se fokusi kryesor ka qenë përfshirja e sa më shumë vendeve në konferencën e donatorëve.

“Erdha me një qëllim të madh dhe një detyrë, të realizoja sa më shumë kontakte dhe të bëja sa më shumë. Tani të shikojmë rezultatet edhe pse ka ende orë për të punuar. Dhe detyra e kryetarit të OSBE për 2020”, u shpreh Rama.

Por cilat janë rezultatet në këtë drejtim dhe çfarë pritshmërish ka kryemiistri?

Kam një pritshmëri të caktuar, nuk bëhet fjalë për të arritur për të përmbushur të gjitha nevojat por të mbetemi në një nivel që sado modest të mund të ketë një peshë në këtë proces. Nëse do ta realizojmë këtë ne do të jemi të kënaqur, nëse shkojmë përtej kësaj  ne do të jemi të lumtur.

Check Also

Los Anxhelos rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë, tek të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të …

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor …

Dionis Biba, personazh i njohur i rrjeteve sociale, u kap brenda shtëpisë së barit, dënohet me 15 muaj në Angli

Dionis Biba është një personazh i njohur i rrjeteve sociale pasi përmes videove në Instagram …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *