Mjeku shqiptar në Londër, i infektuar me Covid-19: Ata mbi 70 vjeç i lëmë të vdesin

Mjeku shqiptar Adrian Fandi, i cili e ushtron profesionin e tij në Londër është i infektuar me koronavirus.

Në një lidhje me “Skype” me emisionin “Opinion”, mjeku Fandi tregoi se çfarë ka kaluar ai gjatë këtyre ditëve që ka qenë i sëmurë.

“U shtrova në spital me 8 litra oksigjen. Për 48 orët e para shikoja që të mos merrja më shumë se 8 litra oksigjen se do haja tubin.

Atë nuk e desha. E kam përdorur për dhjetëra herë tek njerëzit, por vetë nuk doja ta përdorja. Është si puna e armës që e ke në dorë dhe e përdor kundër armikut, por kur e kthen nga vetja nuk të pëlqen.

Qëndrova pesë net derisa dje në mëngjes e hoqa oksigjentin. Thashë ia hodha. 48 orët e para e shikoje veten që nuk ecje as përpara dhe as mbrama. Thoja jam njësoj si dje”,  thotë mjeku.

Mes të tjerash, ai foli edhe për protokollet mjekësore në Britani ku ata mbi 70 vjeç nuk marrin shërbim mjekësor pasi shtretërit në spital lihen për ata më të rinj. Ai foli edhe për Gjermaninë, ku tha se mjekët po zgjedhin kë të shpëtojnë e kë të lënë të vdesin.

“Diçka që doja të thoja për intubimin dhe moshat e vjetra. Ministrja që foli përpara dhe foli shumë mirë, nuk është mjeke. Nuk ia ka idenë çfarë është intubimi. Në Shqipëri deri tani kemi intubuar. Kur kemi qenë fëmijë luanim me topa futbolli, dikush e kishte të ri, e dikush me balloma. Po ta fryje topi i ri mbante, kurse topi i vjetër fryje sa të duash nuk e përballonte deri në fund të lojës.

 Pacientët me patologji të tjera dhe të vjetër në moshë nuk arrijnë ta përballojnë deri në fund. E patë atë letrën e koleges gjermane. Ajo tha intubojnë pacientë nga 20 deri në 60 vjeç. Nuk ka statistika mbi 60 vjeç. Ata e kanë vendosur kë do shpëtojnë dhe kë do lënë të vdesin.

Në Itali moshat e vjetra i kanë intubuar si të rinjtë, por fatkeqësisht nuk e kanë përballuar. Problemi është kur vdesin moshat e reja. Në Itali kanë vdekur 20 mijë vetë në Gjermani, kanë vdekur 1 mijë vetë. Mbase do ta shpjegojnë gjermanët. Megjithatë është politikë e një shteti tjetër e s’dua të ndërhyj në punë të tyre.

Ne na vijnë protokolle dhe thonë se nëse je mbi 70 vjeç shikojmë sa i sëmurë je dhe çfarë sëmundjesh ke, vendoset nëse je për intubim apo për t’u dërguar në shtëpi. Shumicën e të moshuarve në azil i nisim në shtëpi pa u bërë test. Sepse testi nuk ka rëndësi, është diagnozë teknike. Sepse nuk ka shans të rrijnë në spital, okupojnë një shtrat spitali kot pa pasur një shans të mbijetojnë”, thotë mjeku.

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *