Miti i intubimit – Çfarë na tregojnë statistikat: Vdes apo shpëton

“Nëse futesh në intubim nuk ka kthim mbrapa!” Ky është një mit urban që në Shqipëri ka filluar të zërë rrënjë gjithnjë e me shumë për shkak të rasteve të rritura të pacientëve që kanë vdekur pas infeksionit me COVID-19.

E njëjta pyetje “Vdes apo jeton nëse futesh në intubim?” po i shqetëson njerëzit kudo në botën e mbërthyer nga pandemia vdekjeprurëse. Mjekët nuk japin asnjëherë përgjigje të prerë. Ata kanë parë me sytë e tyre njerëz që janë ndarë nga kjo jetë, siç edhe kanë parë ta fitojnë betejën pas intubimit.

Po sa janë shanset? Ka disa faktorë që lidhen me shëndetin e secilit pacient.

Megjithatë, gazeta “Si” vendosi të ndërtojë disa grafikë, duke u bazuar në të dhënat zyrtare për muajt tetor dhe nëntor për numrin e të vdekurve gjithsej dhe të intubuarve.

Rezultati do të ishte më i saktë, nëse do të krahasonim të intubuarit gjithsej me të vdekurit gjithsej pas intubimit, por kjo statistikë nuk gjendet në raportet e autoriteteve të shëndetit.

Megjithatë ne vërejmë që në fillim që raporti i të intubuar/ të vdekur në tetor ishte krejt në të kundërt me atë në muajin nëntor megjithëse këtu është llogaritur vetëm 2/3 e muajit.

Check Also

Zyrtarizojnë koalicionin. Kurti për Kryeministër, Osmani Presidente

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani njoftuan arritjen e marrëveshjes së koalicionit, jo vetëm parazgjedhor. Kreu …

Loja e madhe e Erdoganit: Intrigat në Shqipëri e Ballkan

Nga Financial Times Ka kaluar një vit që kur shtetasi turk Harun Çelik u dërgua …

Studimi i ri / Nëse e keni kaluar Covid-19 mund të keni antitrupa për 5 muaj

Shumica e njerëzve që kanë pasur Covid-19 janë të mbrojtur nga riinfektimi për të paktën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *