Mezhgorani”/ Jepen masat e sigurisë për 30 të ndaluarit, Gjykata liron Henri Çilin

Pak minuta më parë, Gjykata e Përmetit ka dhënë masat e sigurisë për 30 të ndaluarit e operacionit “Mezhgorani”.

Mësohet se gjykata ka liruar botuesin Henri Çili, duke i dhënë masën “detyrim paraqitje”. Çili u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.

Po kështu, ndër të tjerë, Gjykata e Përmetit vendosi për Shpresa Gjocajn, detyrim paraqitjeje, Besnik Fishtën arrest shtëpie, Ilir Korbin arrest shtëpie, Liko Jazin detyrim paraqitjeje, Renato Toskën detyrim paraqitjeje, Kejsi Meçon detyrim paraqitjeje, Edmond Xakën detyrim paraqitjeje, Kristina Bashin detyrim paraqitjeje, Lisandër Alikollarin detyrim paraqitjeje, Entilon Kamberajn detyrim paraqitjeje, Abaz Danin detyrim paraqitjeje, Daniel Yzeirajn detyrim paraqitjeje… e të tjerë (më poshtë gjendet lista e plotë e të ndaluarve me masat e sigurisë përkatëse).

Ndërkohë për Betim Shkupin masa do të jepet nga një tjetër gjyqtar për shkak të konfliktit të interesit, ndërsa për Sait Fishtën masa e sigurisë do jepet nesër, pasi gjendet i shtruar në spital.

Check Also

ISHP këshillon vaksinim për linë e majmunit për personelin mjekësor dhe kontaktet e afërta

Këtë mëngjes është mbledhur Komiteti Kombëtar Teknik- Këshillues i Imunizimit në ISHP, për masat paraprake …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *