Meta si lider i opozitës në protestë, SHBA i “tërheq veshin”

Presidenti Ilir Meta nisi protestën e thirrur për mbrojtjen e Kushtetutës kundër atij që ai e quan “grusht shteti” i mazhorancës.

Fjalimet nisen me Ledi Biankun, ish-anëtar i Gjykatës së Strasburgut dhe ish-anëtar i Komisionit të Venecias dhe më pas Edmond Budina e Bujar Kapexhiu dhe më pas fjalën e mori Presidenti Ilir Meta. Pak para nisjes së manifestimit, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi bëri një postim në rrjetet sociale.

“Motra dhe vëllezër, Mirësevini në këtë Manifestimin të jashtëzakonshëm Mbarëkombëtar, ku do të firmoset një DEKRET, do bëhet një VOTIM dhe do shpallet një BETIM! SOT NIS PRANVERA E PANDALSHME KUQEZI!”, shkruan ai.

Protestuesit e parë mbërritën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” rreth orës 16:00, një orë para ftesës publike të Presidentit Meta, që e nisi ditën me thirrjen për t’iu bashkuar në këtë bulevard.

“Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!”, deklaron Presidenti përmes një postimi në rrjetet sociale.

Meta ka premtuar se do të nxjerrë këtë të hënë një dekret, që ai e cilëson si vendimin e parë që do të çmontojë grushtin e shtetit.

Ndërkohë, rreth 2 orë para nisjes së protestës, Kryeministri Edi Rama mblodhi në Partinë Socialiste Kryesinë e re të PS-së, të dalë nga kongresi i zhvilluar në fundjavë. Gjatë punimeve të këtij Kongresi, Rama sulmoi Presidentin Meta duke deklaruar se halli i tij nuk është Kushtetuta, por reforma në drejtësi.

Reagon ambasada USA: Habi për flamurin amerikan në tubimin e sotëm

Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar menjëherë pas manifestimit të presidentit Ilir Meta në sheshin “Dëshmorët e Kombit”.

Me anë të një statusi në profilin e saj personal në Twitter, Kim ka sqaruar se ambasada nuk ka asnjë lidhje me manifestimin dhe se ishte surprizuar që kishte parë flamurin amerikan.

U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm,”-shkruan Kim. 

 

Check Also

Arrestohen 4 anëtarë të bandës shqiptare të drogës ‘Kompania Bello’: Mbushnin Europën me kokainë nga Amerika Latine

Tre shqiptarë dhe një italian, pjesë e grupit kriminal që vepronte për kartelin e drogës …

Banka Botërore: Shqipërisë iu shtuan 112 mijë të varfër në 2020-ën nga pandemia, niveli më i lartë i varfërisë në Rajon

Pandemia Covid -19 dhe tërmeti i 26-nëntorit 2019 e bënë me agresive varfërinë në Shqipëri. …

Shqipëria në listën e zezë të Britanisë së Madhe për pastrimin e parave të pista

Shqipëria është listuar nga qeveria e Britanisë së Madhe mes 21 vendeve me rrezik të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *