Meta rikthen deklaratën e para 6 viteve: “Do dëgjoni çudi për opozitën e pafajshme Basha-Rama” (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot një deklaratë të bërë prej tij në vitin 2015 për kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Meta ka publikuar një pjesë të kësaj deklarate në llogarinë e tij në “Facebook”, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë akuzave të vazhdueshme ndaj tij nga kreu i PD-së.

“Të dashur miq,

Më këtë freskim kujtese, për një konstatim që në vitin 2015, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë, të paqtë dhe të gëzuar, përfshirë edhe “artistin” e Rilindjes.”- shkruan Meta krahas videos.

Deklarata e publikuar nga Meta, është bërë në kohën kur ai ishte kryetar parlamenti 6 vite më parë.

Meta asokohe paralajmëronte “çudi të mëdha” nga Basha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama.

Meta thoshte se Basha është i pakënaqur nga respekti që ai kishte për liderin historik të PD-së, Sali Berishën.

“Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare kryetari i PD-së, zoti Basha nuk ka nevojë të jap edhe shumë sqarime. Është i vetmi kryetar opozite i cili në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit siç kërkohet në përgjithësi nga kryetarët e opozitës në të gjithë Europën dhe botën kërkon vetëm dorëheqjen e kryetarit të parlamentit dhe unë e kuptoj se kush është arsyeja e vërtetë. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj jo thjesht ndaj demokratëve në parlament, por sidomos ndaj liderit historik, zotit Berisha duke i dhënë mundësinë të shprehë pa kufizim në tërësi mendimet dhe qëndrimet e tij politike.

Të jeni të bindur që do të dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama.”- deklaroi Meta.

Check Also

“Korrupsioni është kancer”, paralajmëron Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka paralajmëruar hapa shtesë nga SHBA për të luftuar …

Gruaja e ish-deputetit që u ekzekutua nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Dyshimet se vrasja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka mund të ketë ndodhur për shkak të …

Negociatat, pse nuk ndodhin para prillit 2022

Nën shqetësimet e përhapjes së pandemisë, vendet e Bashkimit Europian po diskutojnë pak, ose aspak …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *