Mesazhi i Ramës për deputetët: Kush nuk arrin objektivin dhe nuk na zbardh faqen, t’ia lërë vendin dikujt tjetër

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në takim deputetët e rinj 15 ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit ku mori fitoren dhe mori 71 mandate.

Rama i ka dhënë mesazhin për vazhdimin e të gjithë punës duke i thënë se kushdo që nuk arrin objektivin, duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër.

Rama: Të gjithë duhet të ndiheni fitues si pjesë e kësaj skuadre fituese dhe duhet të jeni gati të punoni në parlament, në qeveri për ta kthyer këtë fitore tonën në fitore të madhe për Shqipërinë. Pavarësisht arritjeve, të gjithë këtu e kanë dhënë një kontribut në këtë fitore. Ndërkohë dua që të jem i qartë dhe për faktin se për mua, sic e kam thënë dhe para ndeshjes, nuk kanë rëndësi votat individuale, por triumfi i PS dhe synimi i objektivave në nivel qarku.

Gara që ndodhte për herë të parë ka sjellë të mirat dhe dëmet e saj. Gjynah që nuk kemi mundur ta maksimizojmë rezultatin final me +4 mandate, të cilat i kemi rrugës për shkak të votave të pavlefshme që kanë gabuar në shenjimin e numrit të preferencës për kandidatët. Mesazhi im i parë për të gjithë familjen tonë të madhe politike është që të jeni gati të gjithë.

Gati për të mbajtur me dinjitet të lartë përgjegjësinë qeverisëse, gati për të analizuar me çdo aspekt mandatin dhe për ndërhyrjen në makinerinë tonë elektorale, strukturën e PS. Me gatishmëri, duhet të nisim fushatë hapjeje për të krijuar mundësi të besueshme përfshirjeje për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e kësaj familjeje dhe duhet të rirreshtojmë bazat në terren. Kush nuk e ka arritur objektivin, duhet t’ja lërë vendin dikujt tjetër dhe kush nuk ia ka zbardhur faqen kësaj shumice në nivelet ekzekutive, duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër.

Një Komision i Posacëm Organizimi duhet të ngrihet menjëherë . Me 12 qershor, PS mbush 30 vjeç dhe është dita e duhur për të thirrur Kongresin e Jashtëzakonshëm ku jo vetëm kremtojmë këtë përvjetor kaq të rëndësishëm, por caktojmë angazhimet kryesore. Qeveria e re do të krijohet fill pas sezonit të verës. Ne nuk kemi marrë mandat për të luftuar me PD por për të çuar në fund punët e mëdha që kemi nisur.

 

Check Also

Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit

Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, …

Në Bruksel propozohet sanksionimi i të akuzuarve për korrupsion, KE sqaron çdo të ndodhë me të shpallurit “non grata” në SHBA

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian miratoi me 58 vota pro, 8 kundër …

“Ju kisha thënë”, qëndrimi i Holandës për negociatat, Rama: Zgjedhjet mbaruan, Shqipëria u zhbllokua

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimit të Holandës për negociatat me Shqipërinë. Me anë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *